Gratë skenojnë më shumë se burrat, deri tani qytetarëve u janë kthyer 107,5 milionë euro nga “TVSh-ja ime”

    “TVSh-ja ime” është projekt i suksesshëm me të cilin për katër vite u janë kthyer qytetarëve 6,6 miliardë denarë, apo 107,5 milionë euro, tha drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska në brifing me gazetarët, ku ndau të dhëna me rastin e katër vjetorit të fillimit të projektit “TVSH-ja ime”.

    Sipas të dhënave të prezantuara për shfrytëzuesit e regjistruar në “TVSH-ja ime” ndër vite, në vitin 2019 ka pasur 213,055 shfrytëzues, në 2020  149,753 përdorues të rinj, në 2021 ka pasur 74 668 përdorues të ri, në 2022 ka pasur 70 314 përdorues të ri dhe 2023 janë kyçur 31 129 përdorues të ri, apo gjithsej 538 919 përdorues.

    Sipas strukturës së përdoruesve të “TVSH-ja ime, 293 348 janë gra dhe 245.571 burra. Deri në 18 vjeç janë 2,596 persona me gjithsej mbi dy milionë llogari fiskale të skenuara, nga 19 deri në 30 vjeç janë 99 749 me mbi 156 milionë llogari të skenuara, nga 31 deri 50 vjeç janë 243 202 përdorues me gjithsej mbi 508 milionë llogari fiskale të skenuara, nga 51 deri në 61 vjeç janë 93 673 përdroues me gjithsej mbi 203 milionë llogari të skenuara dhe mbi 61 vjeç janë 78 278 përdorues me mbi 150 milionë llogari të skenuara.

    10 qytetet me qytetarë që kanë skenuar më shumë llogari fiskale janë Shtipi, Vallandova, Kërçova, Manastiri, Velesi, Shkupi, Prilepi, Koçani, Negotina dhe Gjevgjelia.

    Llukarevska theksoi se, projekti refekton pozitivisht edhe ndaj ngritjes së etikës tatimore dhe deri tani janë dorëzuar 5,632 parashtresa për mosdhënien e llogarive fiskale.

    Lajmi Paraprak

    LSDM: VMRO-DPMNE ka bërë larje parash nëpërmjet “Shkupi 2014”

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia rrezikon të përballet me epidemi të ujit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë