LSDM: VMRO-DPMNE ka bërë larje parash nëpërmjet “Shkupi 2014”

    Përmes një njoftimi të LSDM-së thuhet se partia e Hristijan Mickoski kanë bërë larje parash me keqpërdorim të pozitave zyrtare përmes projektit Shkupi 2014.

    Ata shtojnë se janë kurdisur tenderë dhe kanë marrë nga qytetarët 57 milionë euro.

    “Hetimi i Prokurorisë tregoi se vendosja e përmendoreve nga projekti Shkupi 2014, nga buxheti i shtetit janë paguar shumë para, ndërsa përmendoret janë kryer në Itali me shuma më të vogla, ndërsa pjesa tjetër në vend është kthyer në Maqedoni, por jo në buxhetin e vendit, por në llogari bankare të huaja”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

    Ata shtojnë se kjo ka ndodhur kur pushteti i VMRO-DPMNE-së ishte në kulmin e vet dhe kur ligjet nuk vlenin për të afërmit e kësaj partie.

    “Hetimi për këtë krim përfshin 15 persona dhe 7 kompani prej, ndërsa këtu përfshihet edhe kryetari i nderit, Nikolla Gruevski dhe funksionarë tjerë të VMRO-DPMNE-së.”, thonë nga LSDM duke theksuar se VMRO-DPMNE është partia më kriminale.

    Lajmi Paraprak

    Osmani: Kryesimi i PBEJL nga RMV – nder i madh dhe mundësi afirmimi për vendin

    Lajmi i rradhës

    Gratë skenojnë më shumë se burrat, deri tani qytetarëve u janë kthyer 107,5 milionë euro nga “TVSh-ja ime”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë