Greqia i vazhdon për dy javë rregullat për hyrje – edhe më tutje një test negativ i detyrueshëm

    Rregullat aktuale për hyrje në Greqi, të vendosura një muaj më parë, janë zgjatur edhe për dy javë të tjera dhe një test negativ PCR ose Rapid mbetet i detyrueshëm për të gjithë udhëtarët, qofshin të vaksinuar apo jo, një masë që vlen edhe për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, lajmëroi korrespondentja e AIM nga Athina, përcjell Nistori.

    Rezultati negativ i PCR testit vlen 72 orë, ndërsa testi rapid 24 orë para arritjes. Bashkërisht me rezultatin kërkohet mbushja e formularit pa dallim nëse jeni vaksinuar, keni qenë të infektuar ose jeni të pavaksinuar.

    Nuk ka ndryshime ash për udhëtarët e pavaksinuar nga 16 vende në mesin e të cilave ndodhet edhe Maqedonia e Veriut, që përveç testit negativ para udhëtimit, duhet të kenë test negativ edhe në kufi. Vendimi i ri pritet të merret pas dy javëve dhe ende nuk dihet nëse masat do të vazhdojnë me të njëjtat rregulla ose do të ndryshojnë.

    Lajmi Paraprak

    Filmat më të njohur nga kineasti, Dhimitër Anagnosti

    Lajmi i rradhës

    Kryetarja e Preshevës: Masat kundër Covid-19 të vendosura nga Qeveria e Kosovës po ua vështirësojnë lëvizjen qytetarëve të Luginës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë