Greqia tenton shkëputjen nga varësia e gazit rus, nis përpjekjet për të shfrytëzuar rezervat në Kretë dhe Detin Jon

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis konfirmoi këtë të mërkurë se Greqia do të rifillojë programin e saj të rilevimit për shfrytëzimin e hidrokarbureve në rajonet në perëndim dhe jugperëndim të Kretës, si dhe në rajonet Perëndimore të Detit Jon.

    Ky vendim vjen në vijimësi të planit të qeverisë greke për të shkëputur varësinë nga gazi natyror rus.

    “Vëmendja jonë do të kthehet në vendburimet potenciale të gazit në perëndim dhe jug të Kretës dhe në detin Jon. Para së gjithash, ne duhet të dimë se çfarë rezervash potenciale ka dhe nëse ato janë ekonomikisht të qëndrueshme”, u tha Mitsotakis ligjvënësve gjatë prezantimit të një projektligji të Ministrisë së Financave, teksa prezantoi një plan të qeverisë për të diversifikuar përzierjen energjetike të vendit.

    “Plani përfshin rritjen e burimeve të brendshme të rinovueshme të energjisë, eksplorimin e çdo fushe gazi dhe ndërlidhjet e rënë dakord me vendet e tjera, si ai i nisur me Egjiptin.

    Këto shtylla “janë shtylla kurrizore e përzierjes sonë të ardhshme kombëtare të energjisë,” shtoi ai.

    Kujtojmë se Greqia importon rreth 40% të gazit të saj nga Rusia, por gjithashtu ka kontrata me Azerbajxhanin dhe Algjerinë. Greqia vetë nuk prodhon asnjë litër gaz dhe çdo përpjekje për të eksploruar prodhimin e hidrokarbureve brenda territorit të saj ka ngecur vitet e fundit për shkak të çmimeve më të ulëta të naftës dhe gazit. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    DUHET TË FLASIM PËR SERBINË

    Lajmi i rradhës

    Shoqëria “furgon”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë