Greva e grupit të Kumanovës | Spasovski: Duhet të kontrollohen dosje e tyre

    Drejtori i Drejtorisë për ekzekutimin e sanksioneve, Marjan Spasovski sot komentoi grevën e të burgosurve për rastin Kumanova. Spasovski thotë se duhet të shikohen dosjet e tyre, respektivisht nëse plotësojnë kushtet që të shfrytëzojnë të drejta të caktuara lehtësuese gjatë vuajtjes së dënimit.

    “Të gjitha të drejtat e personave të dënuar në burgun e Shkupit dhe në institucionet tjera korrektuese në Maqedoninë e Veriut janë të lejuara, rreth volitshmërisë, duhet të kontrolloj dasitë e tyre personale nëse i plotësojnë kushtet dhe nëse i plotësojnë të shohim nëse në mënyrë të detajuar ndiqet procesi i tyre i risocializimit dhe nëse shfrytëzojnë numër të caktuar të volitshmërive”, tha Spasovski.

    I pyetur se pse disa të burgosur janë vendosur në burgun e Shutkës, Spasovski tha se ky burg është i vetmi që ka repart të posaçëm për persona që cilësohen se janë me rrezikshmëri të lartë për sigurinë.

    “Për arsye sigurie. Ky grup i të dënuarve nga “Lagja e Trimave”, shtetas të Maqedonisë së Veriut janë në vuajtjen e dënimit në burgun e Shkupit pasi vetëm aty ka repart për persona me rrezik të lartë të sigurisë, për shkak se bëhet fjalë për institucion të tipit gjysmë të hapur”.

    Ndryshe, tetë të burgosurit për rastin e Kumanovës janë në grevë urie për dy ditë me radhë për shkak se thonë se nuk u jepet mundësia e garantuar me ligj, që parasheh që të burgosurit të shfrytëzojnë fundjavë të lirë. /tv21/

    Lajmi Paraprak

    Trençevska: Ka mundësi për zgjidhje të menjëhershme për grevën në arsim

    Lajmi i rradhës

    Përfunduan pa epilog bisedimet mes SAShK-ut dhe Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë