Përfunduan pa epilog bisedimet mes SAShK-ut dhe Qeverisë

    Bisedimet e sotme mes Sindikatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për pagat e punëtorëve në arsim, përfunduan pa epilog konkret.

    Kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedelkov, pas përfundimit të takimit tha se dëshiron të jetë optimist lidhur me arritjen e një marrëveshje të pranueshme, por sipas tij ende nuk ka diçka konkrete.

    “Përfunduam takimin, u biseduan temat për të cilat edhe mblidhemi që ti diskutojmë por nuk ka diçka më tepër. Dua të jem optimist edhe të them se do të kemi një marrëveshje sa i përket rritjes së pagave për mësimdhënësit, mirëpo sipas fjalëve të ministrit për Arsim dhe Shkencë, kjo gjë nuk varet prej tij, aq sa varet nga Ministria e Financave, se sa janë të gatshëm të mbështesin rritjen e pagave”, tha Nedelkov.

    Nisur nga fakti që të dielën përfundon afati 10 ditor i këtyre bisedimeve, Nedelkov u shpreh se do të zhvillohen ende takime, mirëpo nuk dihet nëse do arrihet marrëveshje deri të dielën.

    “Të dielën mbaron afati dhe ne jemi të gatshëm që edhe të dielën të vijmë në takim nëse është nevoja. Mendimet tona dhe të ministrit janë afruar disi dhe kemi pika të përbashkëta, mirëpo duhet pasur diçka konkrete për të dhënë detaje të tjera”, u shpreh Nedelkov.

    Lajmi Paraprak

    Greva e grupit të Kumanovës | Spasovski: Duhet të kontrollohen dosje e tyre

    Lajmi i rradhës

    Liderët e G7-s do të bisedojnë për situatën në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë