Greva e mësimdhënësve, Mickoski: Do të ketë trazira sociale

    Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se ky është vetëm fillimi i trazirave sociale. Sipas tij priten greva të tjera në të ardhmen.

    Mickoski thotë se nëse pushteti pranonte propozimin e VMRO-DPMNE-së për nivelimin e pagave nuk do të vinte deri te greva aktuale në arsim dhe çerdhe.

    “Popullit i ka ardhur në maje të hundës nga politikanët e paaftë, nga politikanët të cilët kujdesen vetëm për buxhetin personal, ndërsa nuk kujdesën për standardin e punëtorit, të qytetarit. Dhe për këtë ndodhin këto trazira sociale. Nëse e dëgjonin këshillën e VMRO-DPMNE-së sot ne nuk do ta kishim këtë situatë. Por për fat të keq vendosën të sillen ashtu sikurse u sollën 4 vitet e kaluara”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    Kontesti RMV – Bullgari | Rajçevski: Së shpejti pritet grupet e punës të arrijnë rezultate konkrete

    Lajmi i rradhës

    Pse domatet shqiptare nuk kanë shijen e dikurshme!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë