GREVA NË ARSIM | Shaqiri: Do t’u kërkoj drejtorëve të gjejnë mënyra që të mbahet mësimi

    Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri në ClickPlus në TV21 ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë që të gjendet zgjidhje për problemin e pagave në arsim, për të cilën SAShK-ut paralajmëroi grevë për më 11 prill.

    Nëse nuk gjendet zgjidhje deri atëherë dhe fillon greva, Shaqiri tha se do të kërkojë nga drejtorët e shkollave që të gjejnë mënyrë që të mbahet së paku një pjesë e mësimit.

    Sipas tij, kjo duhet të ndodh që nxënësit mos të humbasin nga procesi mësimor.

    “Unë do të kërkoj nga drejtorët, nëse ne nuk gjejmë zgjidhje deri më 11 prill, të gjejnë mënyrë të realizimit të mësimit… Unë do të përmend sërish atë çfarë e thash në fillim, me siguri se nxënësit nuk do të bëjnë grevë pasi është një periudhë e rëndësishme për atë. Disa do të duan të përmirësojnë suksesin, të tjerët të përfundojnë vitin shkollor”, tha Shaqiri.

    Nëse nuk ndryshon asgjë për 10 ditë, greva realizohet

    Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov, duke folur për grevën e paralajmëruar për më 11 prill, tha se nëse nuk ndryshon asgjë këto dhjetë ditë, arsimi shkon përfundimisht në grevë.

    Ai tha se ky vendim është miratuar me 100% të shumicës në SAShK.

    “Nëse këto 10 ditë nuk gjejmë zgjidhje, vendimi do të realizohet”, tha Nedellkov.

    Nëse drejtorët pengojnë grevën, mund të gjobiten ose burgosen

    Nuk është aspak e mençur që drejtorët të përzihen dhe të pengojnë realizimin e grevës duke realizuar mësim. Nëse të njëjtit pas fillimit të grevës së paralajmëruar për më 11 prill, realizojnë proces arsimor, mund të gjobiten ose burgosen, paralajmëroi kreu i SAShK-ut, Nedellkov.

    “Çdonjëri që do të përpiqet të pengojë organizimin apo realizimin e grevës, do t’i përgjigjet Kodit Penal ku janë paraparë gjoba dhe dënime me burg. Për këtë shkak them se nuk është e mençur që drejtorët të përzihen pasi për fat të keq ndokush mund të marrë dënim shumë serioz”, tha Nedellkov.

    Lajmi Paraprak

    “Numri i popullatës në diasporë sipas regjistrimit, nuk përkon me realitetin”

    Lajmi i rradhës

    Opozita në RMV konteston rezultatet e regjistrimit të popullsisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë