“Numri i popullatës në diasporë sipas regjistrimit, nuk përkon me realitetin”

    Rezultati i regjistrimit sa i përket diasporës nuk përkon me faktin real, kështu thotë përfaqësuesi i ASh-së, Muhedin Brava në “Rruga drejt”, sipas tij për këtë nuk flet vetëm opozita apo subjekti i tij politik ASh-ja, por flasin edhe institucionet relevante siç janë Eurostat dhe Banka Botërore, shkruan Alsat.

    “Ne vazhdojmë të flasim vetëm me fakte dhe jo me opinione dhe me komente. Fakt është se rezultati të cilin shpalosi Enti Statistikorë është se në diasporë popullatë jo-rezidente kemi 260 606 banorë, do të thotë 12 për qind të popullatës rezidente e kemi në diasporë që nuk përkon me realitetin. Për shkak se vetëm se nga institucionet relevante, Bankën e Botërore e ke fakt të dhënë zyrtarisht se në 15 vitet e fundit 500 mijë popullatë janë larguar, Eurostat e ka se brenda 10 viteve të fundit është largu diku 30 për qind e popullatës. Do të thotë, jo pse po e thotë opozita, ASH-ja por po e thonë edhe faktorë relevantë”, deklaroi Muhedin Brava, përfaqësues i ASh-së.

    Shqetësuese largimi i të rinjve shqiptarë jashtë vendit

    Profesori universitar Gadaf Rexhepi u shpreh se largimi i të rinjve nga vendi paraqet një element shumë shqetësues në vend. Sipas tij kjo dukuri ka qenë prezentë edhe më herët, por vazhdon edhe sot e kësaj dite. Një nga arsyet sipas tij është edhe mos-integrimi i të rinjve në sektorin privat.

    “Largimi i njerëzve nuk është diçka që ndodh sot, është një gjë që ndodh ndër vite, ka ndodh edhe në periudhën e Jugosllavisë, po vazhdon të ndodh edhe tani. Por ajo që është shqetësuese, përqindja tek shqiptarët është shumë e lartë. Sërish po them se është mirë që është bërë regjistrimi dhe vërtet këto të dhëna janë shumë të rëndësishme për ne që bëjmë strategji dhe hulumtime. Sepse tash flasim për një numër 66.6 për qind që është shifër shumë e madhe, pra pse ndodhi kjo kur e dimë se gjatë periudhave të fundit shumë shqiptarë janë punësuar nëpër institucione, ka pas një rritje të dukshme të numrit të të punësuarve të shqiptarëve dhe sërish trendi ka vazhduar. Mund të ketë arsye të ndryshme. Personalisht nga ajo që kam analizuar besoj se ka qenë kryesisht mos-integrimi i të rinjve në sektorin privat, në sektorin publik besoj që ka pas shifra rritëse”, tha Gadaf Rexhepi, profesor universitar.

    Selami: Nuk kemi pas iluzione që do të përfshijmë qind për qind diasporën

    Regjistrimi në diasporë ka qenë në bazë vullnetare nuk ka qenë obligim ligjor, kështu tha në “Rruga drejt”, zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror të Statistikave derisa komentoi numrin e lartë të mërgimtarëve tanë të cilët nuk u përfshin në procesin e regjistrimit.

    “Regjistrimi në diasporë ka qenë në bazë vullnetare, do të thotë ata që dëshirojnë të regjistrohen duke u thirrur gjithnjë në vetëdijen e tyre, duke u thirrur në ndjeshmërinë e tyre ndaj atdheut, ndaj kombit e kështu me radhë. Dhe falë punës së shumë aktivistëve vullnetarë të cilët janë paraqitur për ta ndihmuar procesin e regjistrimit numri u arrit të jetë mbi 204 mijë regjistrime në diasporë, nëpërmjet vet aplikacionit dhe rreth 56 mijë regjistrime në vend. A është i mjaftueshëm ky numër, sigurish që jo aq më tepër kur dihet se kanë ngelur mbi 300 mijë persona të tjerë të paregjistruar. Ne nuk kemi pas iluzione që mund të përfshijnë qind për qind këtë diasporë. Keni parasysh flitet për gjithë rruzullin taksorë, gjithandej ku gjendet diaspora jonë, mërgimtarët tanë. Mirëpo së paku kemi pritur që të bëjmë një përfshirje bukur të mirë, një përqindje bukur të mirë të tyre”, tha Ilmi Selami, zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror të Statistikave. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ShBA: Kërkesa e Rusisë për rubla për gaz është shenjë e ‘dëshpërimit’

    Lajmi i rradhës

    GREVA NË ARSIM | Shaqiri: Do t’u kërkoj drejtorëve të gjejnë mënyra që të mbahet mësimi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë