Grevë apo paga më të larta? Të martën do të kuptohet epilogu ndërmjet SAShK-ut dhe MASh-it!

    Përsëri grevë ose paga më të larta? Cili do të jetë epilogu nga takimet midis Ministrisë së Arsimit dhe SASHK-ut. Optimizëm për marrëveshje ka nga të dyja palët.

    Nuk shpresoj, por do të duhet të përfundojmë gjatë javës së ardhshme, gjë për të cilën do ta njoftojmë opinionin. Sa i përket riaktivizimit të grevës, kjo do të varet nga rezultatet e negociatave dhe nga rekomandimet të cilat do ti japë pajtuesi, kështu që çdo mundësi është e hapur”, deklaroi Јаkim Nedellkov, SAShK.

    Se a do të ketë zgjidhje për rritjen e pagave për 18%, siç kërkon SAShK-u, ministri deklaroi se po punohet në atë drejtim dhe qëndrimet e dyja palëve po përafrohen, si dhe po shqyrtohen të gjitha mundësitë për zgjidhje.

    “Prandaj që në fillim kërkova mirëkuptim nga SAShK-u dhe nga arsimtarët. Ne kemi vullnet për të gjetur zgjidhje për shkak se e dimë se në cilën fazë ishim në procesin e miratimit të buxhetit, në cilën fazë të përgatitjes së buxhetit gjendemi tani dhe në cilën fazë do të jemi gjatë periudhës kohore në vijim pas gjetjes së mjeteve për realizimin e atij buxheti. Mendoj se jemi shumë afër gjetjes së një zgjidhjeje për kushte më të mira, pohoi Јетon Shaqiri, Мinistër i Arsimit dhe Shkencës.

    Greva trejavore e SAShK-ut u pezullua për t’i dhënë mundësi dialogut. Ligji jep afat prej 20 ditësh për pajtim. Ky afat skadon të mërkurën. Të gjitha detajet që do të dakordohen gjatë negociatave do të dërgohen për t’u miratuar nga Këshilli i sindikatës i cili do të ketë fjalën e fundit nëse do të përfundojë greva apo do të ndërpritet sërish mësimi.

    SAShK-u dje ka realizuar takim edhe me ministren për punë dhe politikë sociale, Jovana Trençevska, e cila deklaroi se punëtorët në çerdhe, që ishin pjesë e grevës nuk do të marrin paga të plota për muajin prill. Ajo shtoi se po shqyrtohet mundësi ligjore që pagat e papaguara, të paguhen muajt në vijim. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    AMIRI I VARFËR, ME VETËM NJË VAKT NË DITË, FITON VENDIN E TRETË NË MATEMATIKË

    Lajmi i rradhës

    Fan Noli i panjohur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë