“Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke, kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake”

    Kryetari i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, ka reaguar ndaj shakasë së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski.

    Mickoski në Facebook i dërgoi një mesazh kryeministrit Dimitar Kovaçevski pas ironisë në Selanik, pasi Rama ia prezantoi Scholz-it atë si “kryeministrin e Bullgarisë Perëndimore”.

    “Dinjitetin ose e ke ose nuk e ke fare. Kur nuk e ke, atëherë sharjet dhe poshtërimet të dukën qesharake! Megjithatë, për popullin jo! Ndaloni poshtërimet e shtetit, papërgjegjshmërinë dhe grabitjen e popullit.Është e tepërt!”, ka shkruar Mickoski, pas së cilës edhe një herë ka bërë thirrje për protestë të madhe më 18 qershor para Qeverisë.

    Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama me shaka e prezantoi kryeministrin e Maqedonisë Dimitar Kovacevski me kancelarin gjerman Olaf Scholz si kryeministër i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

    Derisa kryeministri grek ishte duke e prezentuar kancelarin gjerman me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, Rama ndërhyn në moment dhe tregon me gisht se Kovaçevski do të jetë kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”.

    Lajmi Paraprak

    Durmishi: Nuk vjen në shprehje lejimi i importit të automjeteve më të vjetra se 10 vjet

    Lajmi i rradhës

    Gropë e madhe në mes të rrugës Mavrovë-Dibër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë