Grubi: Jemi të gatshëm për çdo vendim që do të mundësonte ndryshimet kushtetuese

    Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi ka pritur në takim zëvendës ambasadorin amerikan, Eric Meyer, përcjell Nistori.

    Grubi dhe Meyer kanë diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, procesin e ndryshimeve kushtetuese, rrugën e integrimit europian si dhe fillimin e punimeve të Korridoreve 8 dhe 10D.

    Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën politike në vend si dhe procesin e integrimit europian dhe vazhdimin e rrugës drejt hapjes së kapitujve negociues.

    Grubi theksoi që e ardhmja europiane e qytetarëve dhe e vendit tonë është më e rëndësishme dhe se ne jemi gati për çdo vendim që do të mundësonte miratim konsensual të ndryshimeve kushtetuese. 

    Diskutimi mbi rëndësinë e realizimit të projekteve si Korridori 8 dhe 10D jo vetëm për vendin por edhe mbarë rajonin ka bërë që e gjithë Qeveria të jetë e përkushtuar në jetësimin e tyre të shpejtë dhe cilësor, tashmë pas miratimit të ndryshimeve ligjore.

    Gjatë takimi, Grubi gjithashtu e ka falënderuar për përkrahjen e madhe për vendin tonë në rrugëtimin drejt familjes europiane si dhe vazhdimin e dialogut strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Lajmi Paraprak

    Oda ekonomike kritikon qeverinë

    Lajmi i rradhës

    Paraliza e gjumit – Pse ndodh dhe cilët janë më të rrezikuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë