Grubi: ka media dhe gazetarë në RMV që paguhen nga Rusia

    Zv. kryeministri Artan Grubi thotë se si koordinatorë i projektit për ndërtimin e Korridorit 8-të, ka parandaluar ndërhyrjen e një kompanie kroate të udhëhequr nga agjent të pengojnë ndërtimin e Korridorit që lidh RMV-në me Shqipërinë dhe Kosovën.

    Grubi për “Euronews Albania” ka zbuluar se kompania “IGH” me seli në Kroaci, por me bord në të cilin bënin pjesë tre agjentë rus, ka tentuar të përfshihet në tenderin për ndërtimin e Korridorit 8.

    Ka zbuluar edhe se raporti gjerman ka nxjerrë në pah se në RMV ka shumë media dhe gazetarë që paguhen nga Rusia.

    “Në RMV, ka mbi tre parti politike, prej të cilave njëra është parlamentare. Ka organizata jo-qeveritare. Raporti gjerman foli edhe për gazetarët që janë me pagesë nga Rusia. Më shqetësuesja për ne është ndërhyrja ruse në pengimin e ndërtimit të Korridorit 8, përmes një kompanie kroate, e cila në bordrin e sajë kishte së paku tre agjendë rus. Maqedonia ka filluar korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë, me këtë po bëjmë bashkimin e trekëndëshit, eliminohen kufijtë, për ta mbikëqyrë këtë kishte aplikuar “IGH”, e cila ishte blerë nga oligark rus, e cila kishte aplikuar për mbikqyrje të Korridorit 8. Qëllimi ishte të pengohet ndërtimi i Korridorit 8 që është mbajtur në sirtarë mbi 32 vite.

    Lajmi Paraprak

    VRASJA E MJEKUT / Oda e Mjekëve: kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të rastit

    Lajmi i rradhës

    Dita botërore e ujit / Sasia më e madhe e ujit të pijshëm në RMV humbet në ujësjellësit e ndërmarrjeve publike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë