VRASJA E MJEKUT / Oda e Mjekëve: kërkojmë zbardhjen e menjëhershme të rastit

    Oda e Mjekëve në Maqedoni dënon ashpër vrasjen e një mjeku që ndodhi mbrëmë në lagjen Zhelezara të Shkupit, e cila shkaktoi ankth të fortë te komuniteti mjekësor.

    “Theksojmë se çdo lloj dhune në shoqëri nuk guxon të tolerohet, sepse dhuna nuk është mënyra e duhur për zgjidhjen e problemeve. Theksojmë një kërkesë publike që institucionet kompetente të veprojnë urgjentisht për këtë rast dhe të marrin të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe për të gjetur autorin dhe për ta sanksionuar.

    Humbja e jetës njerëzore është gjithmonë e vështirë, por tragjedia është shumë më e madhe kur bëhet në mënyrë të dhunshme. Humbja e mjekut është humbje edhe për të gjithë sistemin shëndetësor.

    Oda e Mjekëve i shpreh ngushëllimet e thella familjes dhe të dashurve dhe mbetet vigjilente për të monitoruar zhvillimin e ngjarjeve dhe për të reaguar në përputhje me rrethanat”, thuhet në reagimin e Odës së Mjekëve.

    Lajmi Paraprak

    Lista e Zezë, mesazh që shteti të luftojë korrupsionin

    Lajmi i rradhës

    Grubi: ka media dhe gazetarë në RMV që paguhen nga Rusia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë