Grubi: Nuk duhet ta pranojmë dorëheqjen e Zoran Zaevit

    Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Artan Grubi nëpërmjet një konferencë për shtyp pas takimit me partnerët e koalicionit qeveritar theksoi se dorëheqja e Zoran Zaevit ka qenë e përshpejtuar dhe se të gjitë partnerët e koalicionit në mbledhjen e qeverisë, dorëheqjen e konsiderojnë të panevojshme, shkruan Nistori.

    “Dhamë mbështetje njëzëri përkrahjen për shumicën parlamentare, për programin e qeverisë dhe për vazhdueshmërinë e politikave qeveritare, në veçanti në aspektin e integrimit europian, në aspektin e reformave dhe në aspektin e sigurisë dhe siguruam edhe vetë kryeministrin zotëri Zaev edhe ne me partnerët tjerë që jemi një zëri në mbështetje të politikave qeveritare”, është shprehur Grubi.

    Grubi më tej thotë se nuk duhet të pranojmë dorëheqjen e kryeministrit Zaev, sepse sipas tij, qeveria ka shumë punë, kontesti me Bullgarinë, negociatat me BE-në. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hoxha: Qeveria është stabile dhe duhet të vazhdojë punën e saj

    Lajmi i rradhës

    Qeverisja e re lokale në Shtip e kthen emrin “Republika e Maqedonisë” në vend të “Maqedonia e Veriut”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë