Grubi nuk e vlerëson të humbur betejën me “Grupin e Zjarrit”

    Kuvendi hesht për dytë ditë duke mos njoftuar se si do të vepron kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi pas zgjedhjes si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të BDI. Pozita e tij partiake bie ndesh me pozitën si kryetar Kuvendi, respektivisht e kategorizuar me Kushtetutë.

    Kushtetuta, Neni 67
    “Funksioni Kryetar i Kuvendit nuk pajtohet me ushtrimin e funksionit, profesionit tjetër publik ose funksionit në parti politike”.

    Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nuk u përgjigj në pyetjet nëse pas themelimit të organeve të partisë priten edhe ndryshime brenda kabinetit qeveritar. Grubi tha se ndjehet i lumtur që për herë të parë është emëruar anëtarë i kryesisë.

    “Dua të uroj të gjithë anëtarë te Këshillit të Përgjithshëm dhe të gjithë anëtarë e rinj të kryesisë për zgjedhjen e tyre dhe në veçanti për përkrahjen që për herë të parë të jem i zgjedhur si anëtarë i kryesisë sepse deri tani kam marrë pjesë me automatizëm në punët e kryesisë së partisë si shef kabineti i kryetarit Ahmeti”, tha Artan Grubi, Zëvendëskryeministër i parë.

    Në fund të nëntorit organet e reja të BDI-së do të ftojnë kabinetin qeveritar në llogaridhënie. Në mbledhjen e së shtunës, BDI zgjodhi këshillin e përgjithshëm, nënkryetarët dhe sekretarët, ndërsa me propozimet e Ahmetit nuk u pajtua kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi i cili kërkoi që të shtohet një nënkryetar i cili do të ishte nga radhët e degës së Gostivarit. Grupi i zjarrit në parti do të përfaqësohet me nënkryetarin, Izet Mexhiti, sekretarin organizativ, Blerim Besheti dhe Musa Xhaferi në Këshillin Mbikëqyrës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shqipëri: Disa universitete nisin vitin akademik me protesta

    Lajmi i rradhës

    Kasami: Lëvizja Besa do të bashkëpunojë vetëm me partitë opozitare

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë