Kasami: Lëvizja Besa do të bashkëpunojë vetëm me partitë opozitare

    Bilall Kasami – Kryetar i Komunës së Tetovës / Fotografia: Nistori

    Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, sot ka folur në lidhje me bashkëpunimin me partitë tjera.

    Kasami u pyet nëse do të bashkëpunonin me Aleancën për Shqiptarët nëse kjo parti bëhet pjesë e Qeverisë ose nëse partia Alternativa bëhet pjesë e opozitës, kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, theksoi se synojnë bashkëpunim me secilin subjekte politike që janë në opozitë.

    “Çdo parti, subjekt politik deri sa është në Qeveri, nuk mund të pretendojmë se mund të kemi ndonjë bashkëpunim opozitar, ne jemi të gatshëm për bashkëpunim me të gjitha forcat opozitare të cilat kanë një qëllim, që përfundimisht të ketë rotacion politik edhe në kampin politik shqiptar”, tha mes tjerash Kasami.

    Kasami tha se kanë kontakte të vazhdueshme me u.d. kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari dhe se shpreson për bashkëpunim opozitar me ASH-në.

    “Po sigurisht që jemi në kontakt të përditshëm, gati të them. Edhe sot kemi një takim të tillë për punët që na lidhin dhe flasim edhe për bashkëpunim politik por ne kemi mirëkuptim për situatën në të cilën gjenden deri në organizimin e kongresit partiak. Besojmë që reflektimi do të jetë pozitiv dhe do të kemi një bashkëpunim opozitar”, tha Kasami.

    Lajmi Paraprak

    Grubi nuk e vlerëson të humbur betejën me “Grupin e Zjarrit”

    Lajmi i rradhës

    KRRE njofton për ulje qesharake të çmimit të dizelit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë