Grubi: Nuk ka vend për euroskepticizëm

    Mbështetja e pakursyer që Bashkimi Evropian i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut në proceset e zhvillimit dhe integrimit, përkushtimi i Qeverisë së vendit në avancimin e mëtutjeshëm të proceseve reformuese, të politikave të dialogut dhe qëllimeve strategjike të shtetit, ishin pjesë e diskutimit gjatë takimit të zëvendëskryeministrit të parë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive, Artan Grubi me ambasadorin evropian të vendit, Dejvid Gir, përcjell Nistori.

    Zëvendëskryeministri i parë Grubi i ka shprehur ambasadorit Geer vendosmërinë e vendit në rrugën e integrimit si dhe rëndësinë e ndërmjetësimit të Bashkimit Europian në tejkalimin e kontestit me Bullgarinë dhe i ka shprehur mirënjohje për angazhimin e deritanishëm në drejtim të gjetjes së zgjidhjes që do të ishte në interes të të dyja palëve.

    Grubi theksoi që nuk ka aspak vend për euroskepticizëm tek elitat politike e as edhe te qytetarët sepse të gjitha të arriturat tona janë të përbashkëta dhe ashtu do të vijojmë. Të dy bashkëbiseduesit në fund të këtij takimi u dakorduan se duhet të bëhen përpjekje maksimale për të arritur synimin e vetëm dhe të paluhatur të Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimin Europian. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Shteti nuk ka treguar seriozitet në zbatimin e Konventës së Stambollit, veçanërisht në kohë krize

    Lajmi i rradhës

    Rëndësia e mbështetjes së nënave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë