Rëndësia e mbështetjes së nënave

    Jo të gjitha nënat e kanë privilegjin e të pasurit një familje të konsoliduar, nuk e kanë privilegjin e të pasurit të babait të fëmijës pranë. Në këtë rast vështirësia e rritjes së fëmijës bëhet edhe më e madhe. Ato kanë nevojë për mbështetje! Por ai mund të jetë edhe një baba i cili ka shumë nevojë për mbështjetje.

    Sipas Dr. Marika  Lindholm ata nuk e zgjedhin të jenë prindër të vetëm, ajo i zgjedh ata. Jepni mbështetjen e duhur!

    • I bëni komplimenta

    Filloni nga më e thjeshta. E komplimentoni atë për aftësinë e shkëlqyer në rritjen e fëmijës vetëm. E komplimentoni për punën, për pamjen, për veshjen e fëmijës dhe gjithçka tjetër ju duket e arsyeshme.

    Zakonisht nënat e vetme gjykohen nga shoqëria si dembele, por sipas disa studimeve 75% e tyre punojnë për të paktën 30 orë në javë edhe pse rrisin një fëmijë të vetme. Atyre gjithashtu u duhet të kryejnë të gjitha punët pa ndihmën e askujt, prandaj mos i gjykoni në asnjë moment.

    • I ofroni një vakt

    Dëshironi të bëni të lumtur një prind të vetëm? I përgatisni një vakt dhe hani bashkë një drekë familjare. Gjithashtu mund të kërkoni që edhe ai/ajo t’ju gatuajë diçka. Duke qënë se fëmijët shpesh nuk e vlerësojnë ushqimin e nënës/babait, vlerësimi i një personi të rritur do të sillte lumturi.

    • Kujdesuni për fëmijën

    I ofroni ndihmën tuaj për disa orë në javë. Edhe ata kanë nevojë të argëtohen apo qetësohen për pak kohë.

    • I kushtoni vëmendje

    Ata mund edhe të refuzojnë ndihmën tuaj në lidhje me përkujdesjen e fëmijës, por kjo nuk do të thotë se nuk kanë nevojë për ju. Tregojuni e vëmendshme ndaj detajeve që shfaq nëpër biseda dhe mbi të gjitha i dëgjoni. Flisni sa më shumë me ta.

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Nuk ka vend për euroskepticizëm

    Lajmi i rradhës

    Ndërtoi 72 spitale e shkolla, historia e 96 vjeçares që edukoi 50,000 fëmijë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë