Grubi për Lëvizjen Besa: Parti e vogël, me komplekse të mëdha

    Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami / Fotografia: Nga profili i FB i Bilall Kasamit

    Ajo ngjarje dhe ai vokabularë është vetëm për faktorizim dhe i shërben disa individëve që nuk ia duan të mirën as Shqipërisë, as këtij shteti. Duhet të injorohen si faktorë margjinal në shoqëri dhe janë incidente të panevojshme që paraqesin provokim për rrugën integruese të vendit. Kjo është përgjigja e zv.kryeministrit Artan Grubi për retorikën e kryetarit të Tetovës, Bilal Kasami për flamurin autochthonous i cili u vërejt gjatë lëshimit në përdorim të një rruge të ndërtuar:

    Këto janë parti të vogla me komplekse të mëdha. Shpresoj se askush prej jush, as institucionet e as mediat nuk do t’u japin mundësi që të faktorizohen përmes gjesteve të vogla që të bëhen parti të mëdha. Ikonografi e panevojshme që është në favor të të gjithëve përveç shqiptarëve, por edhe maqedonasve dhe askujt tjetër në shtet, sidomos kur në vend arriti përfaqësuesi i lartë i Stejt departamentit për të na dhënë përkrahje për eurointegrimet e vendit ndërsa ne të bëjmë diçka të tillë që ta defokusojmë opinionin publik,tha Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

    Gjatë ditës së djeshme Kasami tha se ky është reagim i qytetarëve ndaj provokimit të pushtetit, përkatësisht ndaj ftesave gjyqësore për të dhe kryetarin e Çairit në lidhje me vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në këto dy komuna në fillim të gushtit.

    Është një reagim i qytetarëve ndaj qëndrimit që ka qeveria ndaj tyre. Pra, kjo nuk ka lidhje me komunën, me organizimin tonë, ajo që ka të bëjë me ne është promovimi i kësaj rruge, ashtu siç nuk ka të bëjë ftesa për mua dhe komunën me organizimin e manifestimit në Tetovë, tha Bilall Kasami, kryetar i Tetovës.

    Kasami mori ftesë për më 15 shtator, siç konfirmoi edhe vetë ai, për organizimin e vizitës së Albin Kurti në Tetovë në fillim të gushtit. Kasami tha se nuk do të paraqitet në gjykatë duke u përgjigjur: Nuk kam kohë të shkoj, ata e dinë se ku mund të më gjejnë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Ramadani: Po i vjen fundi lojës së VMRO-DPMNE-së

    Lajmi i rradhës

    Flamuri serb mbi supet e Rita Orës: Nuk e pash se i cilit shtet ishte, mu dha nga një fans

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë