Grubi: Po marrim borxhe për të kthyer borxhet e VMRO-DPMNE-së për “Shkupi 2014”

    Grubi: Po marrim borxhe për të kthyer borxhet e VMRO-DPMNE-së për “Shkupin 2014”

    Zëvendëskryeministri Artan Grubi në Click Plus në TV21 tha se borxhi i fundit që po merret, eurobondi 600 milionë euro, bëhet për shkak se po paguhen akoma borxhet e VMRO-DPMNE-së për projektin “Shkupi 2014”, duke shtuar se ky projekt ka kushtuar plot 1 miliard euro.

    “Po marrim borxhe për të kthyer borxhet e VMRO-DPMNE-së, për eurobondin 600 milionë euro, për Shkupin 2014. Marrim ende borxhe për rrugën Kërçovë – Ohër, Shkup – Bllacë, për hekurudhën Kumanovë – Bullgari. 1 miliard euro ka kushtuar projekti Shkupi 2014″, deklaroi Grubi.

    Grubi: Çdo gjë që është bërë në Shkup, mban vulën e Ali Ahmetit

    Çdo gjë që është bërë në Shkup, mban vulën e Ali Ahmetit, sepse sipas Grubit, dihet si ka qenë Shkupi para ardhjes në pushtet të BDI-së dhe Ali Ahmetit.

    “Çdo gjë që është bërë në Shkup, mban vulën e Ali Ahmetit. Ne nuk mund t’i bënim këto punë po mos ishte Ali Ahmeti dhe BDI në pushtet. Ne e dimë si kemi qenë para se të vinte Ali Ahmeti dhe BDI-ja në pushtet.”, shtoi Grubi.

    Grubi: Nuk po i largojmë funksionarët e “Grupit të zjarrit”

    I pyetur për largimet e fundit që po ndodhin nga funksionarët politikë të “Grupit të zjarrit”, u përgjigj se nuk po i largojnë ata, por se kjo është marrëveshje politike me partnerin e ri qeverisës.

    “Grupin e zjarrit nga postet politike nuk po i largojmë ne, por kjo është marrëveshje e re e koalicionimit me partnerin e ri në Qeveri.”, u përgjigj Grubi.

    Grubi: “Grupi i zjarrit” nuk është jashtë BDI-së

    “Grupi i zjarrit” nuk është jashtë BDI-së përderisa tubimet i mban me logon e BDI-së dhe i kryen këto tubime në emër të funksioneve të BDI-së. Por, nga ana tjetër ai tha se në këto tubime nuk thirret as ai, as kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

    “Nuk do kisha dashur të them se Grupi i Zjarrit është jashtë BDI-së, sepse çdo tubim thirret me logon e BDI-së dhe në emër të funksioneve të BDI-së. Nesër kanë takim në Çair, por nuk më kanë ftuar as mua dhe as kryetarin Ahemti, as Osmanin si pjesëtar i BDI-së dega Çair.”, tha Grubi.

    Aleanca erdhi me 8 deputetë, Alternativa ngeli me 3 deputetë, ndarja e posteve nuk ishte në rregull

    Zëvendëskryeministri tha se Aleanca për Shqiptarët erdhi me 8 deputetë në Qeveri, kurse Alternativa ngeli vetëm me 3 dhe sipas Grubit ndarja e pushteteve nuk ishte më në rregull duke kërkuar 3 ministri me 3 deputetë.

    “Më vjen keq që Alternativa vendosi që ta braktisë koalicionin, por derën e kanë të hapur. Aleanca për shqiptarët erdhi me një grup prej 8 deputetësh. Alternativa ngel me 3 deputetë. Nuk është e përputhshme ndarja e pushtetit, kur vjen një partner i ri në pushtet.”, potencoi Grubi.

    “Lokaliteti arkeologjik Scupi”/ Grubi: Nuk do të ndërtohet derisa të nxirren të gjitha artefaktet

    Duke folur edhe për gjetjet e fundit arkeologjike rreth lumit Vardar, Grubi tha se nuk do të ndërtohet deri sa të nxirren të gjitha artefaktet nga aty, por punimet për ndërtimin e pallateve nuk mund të ndërpriten sepse ajo tokë është pronë private.

    “Nuk do të ndërtohet deri sa aty ka artefakte, pasi të kryhen gërmimet jepet vendim se çfarë do të bëhet. Nëse Qendra e Konservimit thotë se ka mbaruar nxjerrja e artefakteve, dhe nuk ka më gjetje të tjera, atëherë nuk mund ta pengojmë dot ndërtimin, sepse janë ndërtuar edhe objekte të tjera rreth Vardarit”- tha Grubi. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Inflacioni lë nën hije rritjen e pagave në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    LAB: Në vend të reklamave me pampersa për fëmijë, do të shohim reklamat e kumarit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë