LAB: Në vend të reklamave me pampersa për fëmijë, do të shohim reklamat e kumarit

    Ditë më parë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u dorëzua ndryshimet e Ligjit për lojërat e fatit, por Lëvizja Antibixhoz në Tetovë ka kundërshtuar këtë propozim ligj, sepse në kuadër të distancës prej 500 metre vetëm nga shkollat fillore dhe të mesme, nuk përmenden çerdhet dhe vendet e reklamimit shkruan Nistori.

    Kërkesa e LAB vazhdon të jetë e pandryshuar, që lojërat e fatit të jenë 3km larg vendbanimeve dhe institucioneve publike dhe mbyllja e tyre e tërsësishme.

    “Ky propozim ligj përmban që objektet e lojërave të fatit të jenë në distancë jo më pak se 500 metre. Ne e përshëndesim këtë hap. Ky është një hap i parë që të ndërmerret diçka, një hap i parë që të harmonizojnë qëndrimet partnerët e koalicionit dhe për herë të parë flitet për një distancë prej 500 metre. Mirëpo, kërkesa e Lëvizjes Antibixhoz ka qenë dhe është e pandryshuar, (lojërat e fatit) 3km larg vendbanimeve dhe mbyllja e tërsësishme e tyre” – deklaron Abdiu nga LAB.

    Sipas Abdiut, lufta e Antibixhozit do të vazhdojë deri në dislokimin e objekteve të lojërave të fatit.

    “Një betejë e Antibixhozit do të vazhdojë deri në dislokim të objekteve të lojërave të fatit, faktikisht për ne janë objekte jo të fatit. Ne jemi të bindur që do të vijë koha që këto objekte patjetër të dislokohen nga qendrat e qytetit dhe institucionet”, thekson më tej Abdiu.

    Problemi në këtë ligj, sipas Abdiut qëndron se, distanca prej 500 metre vetëm nga shkollat fillore dhe të mesme dhe fatkeqësisht nuk përmenden çerdhet dhe vendet e reklamimit.

    “Ky propozim ligj përmban distancën prej 500 metre vetëm nga objektet arsimore, siç janë shkollat fillore dhe të mesme. Këtu për fat të keq nuk përmenden çerdhet, vendet ku do të reklamohen pampersa për fëmijë, atje do të reklamohet kumari”, shton Abdiu.

    Abdiu me ironi thotë se, nëse Qeveria e ka problem t’i largojë kazinot, atëherë më lehtë e ka t’i largojë objektet arsimore nga qyteti.

    “Mund ta them me shaka. Duke marrë parasysh numrin e madh të këtyre objekteve të lojërave të fatit, nëse nuk ndodh kjo që kërkohet nga Antibixhozi, atëherë për shaka, pak të mendojnë seriozisht pushtetarët, ndoshta më lehtë do t’iu vijë që t’i dislokojnë objektet arsimore, se sa objektet e lojërave të fatit”, shprehet Abdiu.

    “REFERENDUM KUNDËR LOJËRAVE TË FATIT”

    Lëvizja “Antibixhoz” më 14 dhjetor të 2022, në Komunën e Tetovës organizoi panel diskutimi me profesionistë të sferave të ndryshme në lidhje me shpalosjen e aktivitetit të radhës, gjegjësisht referendum popullor që pritet të realizohet në periudhën në vijim kundër lojërave të fatit në vend. Por ku ka arritur deri më tani LAB me referendumin?

    “Ne vazhdojmë me referendumin në Tetovë. Ajo është një procedurë në vete. Siç e kemi thënë, Tetova është fillimi i referendumit. Nëse ky ligj nuk do t’i plotësojë kushtet reale të kësaj shoqërie në RMV, ne do të inicojmë në çdo qytet që komunat të marrin kompetencat, nëse jo me referendum, por të ketë fuqi ligjore të vendosin për pastrimin e kësaj dukurie negative. Referendumi është në prcoedurë e sipër. Tash do të kalojë në Këshill komunal të Tetovës që të diskutohet për realizimin (e referendumit).

    Maqedonia renditet e dyta në Europë për nga përqindja e të punësuarve në biznesin e “bixhozit dhe basteve”, Turqia me më pak të punësuar

    Vendi në vitin 2019 sipas përqindjes së të punësuarve në aktivitetet e lojërave të fatit dhe basteve nga numri i përgjithshëm i punonjësve, është në vendin e dytë famëkeq në Europë, pas Maltës, me 1.31 për qind të numrit të përgjithshëm të të punësuarve, shkruan Meta, përcjell Nistori.

    Sipas të dhënave të Eurostat-it, krahasuar me vendet anëtare të BE-së, por edhe me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë dhe Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2019 vendi kishte rreth 797.600 të punësuar dhe rreth 10.300 prej tyre ishin në biznesin e “bixhozit dhe basteve”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Grubi: Po marrim borxhe për të kthyer borxhet e VMRO-DPMNE-së për “Shkupi 2014”

    Lajmi i rradhës

    Çfarë pas pranimit të propozimit të BE-së?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë