Grubi: Shpresoj se votuesit e ASH-së me entuziazëm do të votojnë për Nikolla Gruevskin

    Reagimet e para në rrjetet sociale, mbështetësit e VMRO-DPMNE-së dhe Aleancës për Shqiptarët tregojnë se nuk janë shumë entuziastë dhe nuk janë shumë të lumtur për arritjen e Koalicionit 27, ka deklaruar zëvendëskryeministri, Artan Grubi, përcjell Nistori.

    “Kjo sepse është arritur me 27 e këtij muaji dhe i ngjan një 27-tëje tjetër famëkeqe të historisë ndërmjet atyre dy partive politike. U uroj atyre shumë suksese dhe shpresoj se votuesit e Aleancës do të votojnë për Nikolla Gruevskin me entuziazëm, në fakt për Hristijan Mickoski. Gjithashtu, votuesit e VMRO-DPMNE-së do të votojnë me plot zemër dhe entuziazëm për Ziadin Selën në të gjitha komunat ku do të garojnë. Unë pres që ata ta shpallin marrëveshjen dhe të shohin reagimet e votuesve të tyre”, ka theksuar Grubi ndër të tjera.

    Përndryshe, zgjedhjet lokale në RMV mbahen më 17 tetor të këtij viti. BDI do të bashkëpunojë me LSDM-në, ndërsa VMRO-DPMNE me ASH dhe AAA. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rregullimi i deponisë Rusino, zgjidhje për problemin me mbeturinat

    Lajmi i rradhës

    Ka lindur gruaja afgane e cila mbërriti mbrëmë në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë