Një grua afgane ka lindur mbrëmë vonë foshnjën 3 kg e 200 gram e cila mbërriti dje në Maqedoninë e Veriut, përcjell Nistori.
Ajo lindi në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup. Mjekët në detyrë thonë se foshnja, ashtu edhe nëna ndjehen mirë. Pjesa tjetër e afganëve i nënshtrohen testit PCR, internistëve dhe ekzaminimeve pediatrike dhe vaksinimi do t’u ofrohet atyre që nuk janë të imunizuar.
Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani tha se autoritetet në Shkup deri më tani kishin rënë dakord për rreth 750 afganë që ikën nga vendet e tyre. /Nistori/