Gruevski shpallet fajtor dhe dënohet më 9 vjet burg në rastin “TNT”

    Ka përfunduar gjykimi për rastin “TNT” për shembjen e kompleksit “Cosmos”. Gjykata Penale sot shpalli vendimin e saj, përcjell Nistori.

    Ish-kryeministri Nikolla Gruevski u shpall fajtor për rastin “TNT” dhe u dënua me 9 vjet heqje lirie. Po ashtu edhe ish ministri Mile Janakieski u shpall fajtor dhe u dënua me 3 vjet burg. Ndërkohë ish kreu i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski si dhe e punësuara në komunë si inspektor i ndërtimtarisë janë dënuar më nga 4 vjet heqje lirie. Tre të akuzuarit e tjerë të punësuar në komunën në fjalë dhe lirohen nga akuza.

    Gjithçka filloi për hakmarrje politike ndaj biznesmenit Fiat Canoski. Për keqpërdorim të detyrës zyrtare akuzohen edhe ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Toni Trajkovski, si dhe punonjës të komunës.

    Prokuroria në fjalët e saj përfundimtare kërkoi dënime me burg për ta, por ata kërkuan aktgjykim me lirim ose aktgjykim refuzues.

    Gjyqi për “TNT” ka zgjatur katër vite në Gjykatën Penale. Filloi në janar të 2018 ndërsa në dhjetor 2019, kur i erdhi fundi, duhej të kthehej në fillim, për shkak të skadimit të mandatit të një pjese të këshillit gjykues. Gjatë kësaj periudhe gjykata intensivisht caktoi seancat, por ato u shtynë. Në atë periudhë, ish-kryetari i Komunës së Gazi Babës, Trajkovski, ishte rrahur duke ecur në këmbë së bashku me ish-kryetarin e Shkupit, Koce Trajanovski. Dhe sot e kësaj dite mbeti e paqartë kush dhe pse e rrahu.

    Sipas aktakuzës, çelësi i hakmarrjes së pretenduar politike të Gruevskit kundër Canoskit është se ai e anuloi koalicionin me VMRO-DPMNE-në dhe me Partinë për Ardhmërinë Evropiane formuan koalicion me LSDM-në në vitin 2011. “Cosmos” u rrëzua atë verë, për të cilin u blenë eksploziv me vlerë afro 500 mijë euro. Prokuroria fillimisht e vlerësoi dëmin e Canoskit në 16 milionë euro, por më pas u reduktua në 11 milionë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Sa do të rritet ekonomia shqiptare këtë vit?

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Me 49,7 milionë euro nga TAV realizojmë projekte infrastrukturore për nevojat e qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë