“Grupi i zjarrit” akuzon BDI-në për dështimin e partisë, nuk u realizua mbi 90% e programit

    Të pakënaqurit brenda BDI-së nga përfaqësuesit e tyre në ekzekutiv para mediave shpalosën raportin për punën e ministrave për projektet e premtuara dhe të parealizuara. Pas nënkryetarit të partisë Izet Mexhiti në këtë paraqitje u radhitën se sekretari organizativ, sekretarja për barazi gjinore, kryetari këshillit mbikëqyrës, anëtar të kryesisë qendrore, sekretarë shtetëror dhe këshilltarë, zv/ministra dhe deputetë.

    Ai thotë se zgjodhën këtë mënyrë, pasi në parti u është thënë se nuk do të ketë më takime për këtë çështje. Analiza përmbante vlerësimin e realizimit të 170 projekteve të premtuara parazgjedhore për periudhën 2020-2022.

    “Nga këto 170 zotime, vetëm dy janë realizuar plotësisht dhe pesë janë të realizuara pjesërisht. Ndërsa të tjerat janë të harruara nga ekzekutivi i BDI-së. Për dështimet e projekteve të qeverisë dëshmon edhe anketa e organizatës ndërkombëtare IRI, pra nëse ne jemi subjektiv, në fund është IRI amerikan që dha rezultate ku Artan Grubi dhe Bujar Osmani kanë performancën më të dobët dhe për herë të parë rejtingu i opozitës shqiptare tejkalon rejtingun e BDI-së”, tha Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

    I ashtuquajturi “grupi i zjarrit” nuk do të krijojë fraksion të ri politik dhe nuk do të kërkojë përgjegjësi personale nga kryetari Ali Ahmeti. Sipas tyre, përgjegjësia është e ministrave dhe janë ata që duhet të shkarkohen.

    “Në pamundësi që këto vërejtje t’i komunikojmë brenda organeve partiake, vërejtjet tona do t’i komunikojmë me anëtarësinë dhe votuesit në mënyrë publike me qëllim që të mobilizohet anëtarësia për të instaluar përgjegjësi dhe llogaridhënie për ata që kanë marrë përgjegjësi në ekzekutiv. Ky është një mekanizëm demokratik i shfrytëzuar. Hapi i ardhshëm do të jetë lëshimi në baza dhe në bazë të saj do të sjellim vendime për hapat e ardhshëm”, u shpreh Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së.

    Ky reagim vjen pasi ky grup brenda BDI-së, pas presionit publik, arriti të formojë organet e partisë të cilat ishin jofunksionale prej kohësh. Kryesia e re pranoi edhe raportin për punën e ministrave por deri tani nga partia nuk flasin për përgjegjësi ose shkarkime. 

    Lajmi Paraprak

    SKANDAL / Nxënësve u imponohet të mësojnë për BDI-në në librin e gjuhës shqipe

    Lajmi i rradhës

    “Propagandë partiake edhe në librat shkollorë, BDI indoktrinon fëmijët”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë