”GRUPI I ZJARRIT” | “Debati nga opinioni të transferohet në trupat partiake”

    Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani ka komentuar edhe situatën në partinë e tij BDI me të ashtuquajturin ‘grupi i zjarrit”.

    “Është vendosur që debati nga opinioni të transferohet në trupat partiake dhe kjo do të ndodh më 15 Tetor. Atëherë do të formohen organet partiake dhe do të vazhdojë ky debat. Kjo është edhe një dëshmi për lirinë demokratike në parti” – ka theksuar Bujar Osmani.

    Ndryshe, pas një takimi kohë më parë në selinë e BDI-së, me pjesëtarë të “grupit të zjarrit”, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, mohoi të ketë fraksione në BDI duke thënë se në partinë e tij nuk ka as zjarr e as grupe të zjarrit. Për më 15 Tetor është caktuar Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, si organ më I lartë midis dy Kongreseve ku do të zgjidhet Kryesia dhe Këshilli Mbikqyrës, kurse më pas Kryesia Qendrore duhet të zgjedhë organet tjera të partisë.

    Lajmi Paraprak

    Disa bimë i duan vendet me diell, ndërsa disa hijet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë