Disa bimë i duan vendet me diell, ndërsa disa hijet

    Çdo lule është organizëm në vete së cilës duhet t’i krijoni kushte të përshtatshme

    Kultivimi nuk nënkupton vetëm ujitje dhe ushqim të rregullt, por edhe ndjekja e nevojave të bimës për dritë…

    Të gjitha bimët ndryshojnë në atë që disa pëlqejnë vendet me diell, disa gjysmë hije dhe disa vende me hije. Pikërisht kështu duhet të shpërndahen nëpër apartament. Kjo ndarje shërben vetëm si orientim, në praktikë mund të ndodhin edhe devijime nga këto rregulla.

    Është veçanërisht e rëndësishme të kujdeseni për bimët tuaja gjatë kalimit nga një sezon në tjetrin, siç ndodh tani, në mënyrë që ato të mos përjetojnë stres.

    Lulet të cilat e duan diellin

    Lulet, të cilat duhet t’i mbani në dritare nga ana jugore janë: hithra dekorative, këmba e elefantit, gjuha e vjehrrës dhe Yucca.

    Lulet të cilat i duan vendet me gjysmëhije

    Lulet të cilat duhet t’i mbani afër dritares nga ana lindore apo perëndimore: difenbahia, shigjeta, sheffler dhe anthuriumi.

    Lulet të cilat e duan hijen

    Lulet të cilat e duan hijen duhet t’i mbani afër dritares nga ana veriore: brushtulli, dracaena, brirët e drerit, aspidistra. 

    Lajmi Paraprak

    Flisni me fëmijët, mos bërtitni e as mos i kërcënoni ato

    Lajmi i rradhës

    ”GRUPI I ZJARRIT” | “Debati nga opinioni të transferohet në trupat partiake”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë