“Grupi Kumanova”, nuk duan të ekstradohen në Kosovë të ndarë

    Shqiptarët të cilët po e vuajnë dënimin e dhënë nga institucionet maqedonase, që njihen si “Grupi Kumanova”, duan të ekstradohen në Kosovë por jo të ndarë. Njëri nga ta nuk ka shtetësi kosovare për cka i pamundësohet ekstradimi në Kosovë. Ata po kërkojnë nga institucionet që ti mundësohet një gjë e tillë ani pse juristët thonë që ligji i Kosovës nuk e lejon

    Vuajnë dënimet afatgjate në burgjet e Maqedonisë së Veriut, por për synim kanë transferimin në Kosovë.

    Por, megjithëse kërkesa për transferim janë bërë, të paktën një anëtari të këtij grupi pritet ti dalin probleme për t’u kthyer në Kosovë.

    Kjo pasi që Enver Hoxhës, i njohur si Kleini, duket se Republika e Kosovës ia ka refuzuar kërkesën për shtetësi.

    Një gjë të tillë e kanë pohuar vetë anëtarët e këtij grupi të cilët i kanë nisur një letër krerëve të institucioneve në Kosovë.

    “Ne, bashkëluftëtarët e Enver Hoxha Klein, kërkojmë me këmbëngulje përgjigje adekuate në lidhje me refuzimin e Shtetësisë së Kosovës për Enverin. Enveri është invalid i Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, gjegjësisht luftëtar i brigadës 138 Agim Ramadani. Enveri u plagos rëndë ne Betejën e Koshares. Enveri i la të gjitha mirësitë që i kishte ne Gjermani dhe u rreshtua ne radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë grupi Kumanova.

    Lajmi se kjo kërkesë është anuluar, sipas grupit Kumanova është kumtuar gojarisht. Për çka ata duan më shumë detaje.

    “Znj.Gërvalla, nga Ministria që ju e drejtoni, përmes përfaqësuesit të Ambasadës së Kosovës në Shkup, Enverit i është kumtuar lajmi gojarisht nga një përfaqësues se i është refuzuar shtetësia e Kosovës. Nga Ambasada e Kosoves akoma nuk i ka arritur ndonjë letër zyrtare që shtetësia i është refuzuar. Ne, znj. Gërvalla kërkojmë nga ju dhe nga te gjitha institucionet përkatëse qe ta rishqyrtoni edhe një herë kërkesën e Enver Hoxhaj Klein”, ka shtuar grupi Kumanova.

    Televizioni i është drejtuar të gjitha institucioneve në të cilat grupi Kumanova ka dërguar këtë letër, që janë Presidenca, Qeveria, Ministria e Punëve të Brendshme e ministria e Punëve të Jashtme por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

    Në ndërkohë, njohësit e çështjeve juridike i japin të drejtë refuzimit të kësaj kërkese.

    “Për të fituar  shtetësinë e Kosovës duhen disa dëshmi, ta zëmë nga shteti i origjinës nëse ka ndonjë precedentë, ndonjë dosje të hapur apo nëse personi nuk është i kërkuar nga Interpol ose Europol. Grupi Kumanova kanë një aktgjykim të formës së prerë dhe natyrisht ata që kanë precedentë penal nuk mund të jenë shtetas të Kosovës përderisa nuk e plotësojnë kriterin ligjor”, ka thënë Anton Ndrecaj, avokat.

    Ndryshe, në vitin 2017, Gjykata Themelore e Shkupit ka dënuar me gjithsej 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës, të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet në Kumanovë mes datave  9 dhe 10 maj të viti 2015./Portali D/

    Lajmi Paraprak

    Ulet numri i nxënësve në Maqedoninë e Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë