Ulet numri i nxënësve në Maqedoninë e Veriut

    Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika për vitin shkollorë 2021/22  numri i nxënësve në shkollat ​​ fillore është 186.649 që është një rënie prej 0.5%, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa numri i nxënësve në shkollat ​​e mesme është 71. 018, që paraqet një rënie prej 1.1% krahasuar me vitin paraprak shkollor.

    Sipas disa të dhënave statistikore në dhjetë vitet e fundit kemi mbi 30 mijë nxënës më pak në shkollat fillore, mbi 22 mijë nxënës më pak në shkollat e mesme dhe mbi 10 mijë studentë më pak.

    Profesori Ratko Duev thotë se ulja e numrit të nxënësve është një sfidë e madhe për arsimin, andaj duhet ofruar arsim sa më cilësorë për të mbajtur të rinjtë në vend.

     “Është një sfidë e madhe për arsimin, sepse nëse nuk e zgjidhim këtë sfidë, nuk do të flasim për perspektiva. Është një problem kompleks, të punojmë në këtë për të mbajtur të rinjtë, për të ofruar arsim më të mirë që të ndalojmë ose reduktuar migrimin e të rinjve në vendet më të zhvilluara”- deklaroi Ratko Duev-Dekan i Fakultetit.

    Rektori i fakultetit “Kirili dhe Metodi” thotë se duhen reforma serioze në arsim nga njerëz të kualifikuar dhe profesional.

     “Mendoj se të gjitha reformat duhet të kalojnë përmes njerëzve të kualifikuar dhe profesional në vendin tonë, sepse vetëm në këtë formë mund të arrihet kulmi në edukimin e fëmijëve “- pohoi Nikolla Jakullovski-Rektor i Fakultetit Kirilli dhe Metdoi.

    E profesoresha Elizabeta Tomevska thotë se përveç uljes së numrit të nxënësve në vitet në vijim do t’i ndjemë edhe pasojat e pandemisë kur shkollat qëndruan të mbyllura për një kohë të gjatë.

    “Pandemia ka ndikuar dhe rezultatet negative të saj do të kenë ndikim dhe pasoja vitet që do të vijnë, sepse mbi të gjitha bëri një problem të madh mbi gjendjen psiko-sociliologjike tek të rinjtë”- tha Elizabeta Tomevska-Ilievska – Instituti i Pedagogjisë

    E sa u takon maturantëve, në vitin 2013 ka pasur 19.289 maturantë, në vitin 2015 ka pasur 17.600, në vitin 2016 – 16.859, në vitin 2019 kanë qenë 15.553, në vitin 2020 ka pasur 13.200 maturantë,  ndërsa këtë vit janë 16.605 maturantë. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    “RMV do të përshpejtojë procedurën për miratimin e anëtarësimit në NATO të Finlandës dhe Suedisë”

    Lajmi i rradhës

    “Grupi Kumanova”, nuk duan të ekstradohen në Kosovë të ndarë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë