Hajredini – Mariçiqit: Jeni fajtor për korrupsionin në RMV dhe mos hetimin e BDI-së dhe Ali Ahmetit

    Ish-ministri i Financave Xhevdet Hajredini ka komentuar ashpër deklaratën e Bojan Mariçiqit se “ne jemi vend kandidat për anëtarësim në BE dhe mekanizmat e BE-së, raportet e BE-së, gjithmonë kanë qenë instrument për përmirësim”, përcjell Nistori.

    Hajredini i drejtohet Mariçiqit në Facebook se jeni ju fajtorë që paratë e ShBA-së dhe mekanizmat me raportet e BE-së nuk ishin instrument përmirësimi.

    “Nëse kanë qenë gjithmonë një instrument për përmirësim, si pikërisht me ju si ministër i Drejtësisë dhe Integrimeve Europiane, ndodhi që vendi erdhi në një gjendje katastrofike me korrupsionin, besimi i qytetarëve te drejtësia ra në zero, seri të skandaleve dhe turbullirave në Këshillin Gjyqësor? Jeni ju dhe jo vetëm ju që jeni fajtorë që paratë e ShBA-së dhe mekanizmat me raportet e BE-së nuk ishin instrument përmirësimi, por përkundrazi për përkeqësimin ekstrem të situatës. E keni fajin që nuk pranuat kërkesën e Ali Ametit për të hapur hetim ndaj tij dhe gjithë BDI-së, si dhe vetting të të gjithëve në të gjithë shtetin. Ju jeni fajtorë që lejoni edhe kryeministrin të habitet, sepse dikush sheh krimin dhe korrupsionin nga Amerika dhe autoritetet tona kompetente nuk e shohin nga këtu”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Policia ndërhyri në dy restorante në Tetovë, shkak muzika e lartë

    Lajmi i rradhës

    Aerodromi kërkon përgjegjësi nga Shkupi për mos pastrimin e mbeturinave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë