Fermerët në Maqedoni përballen me një sërë problemesh që kufizojnë zhvillimin e sektorit dhe kërcënojnë statusin e tyre ekonomik dhe standardin e jetesës. Në të gjithë sektorët bujqësorë ka mungesë të fuqisë punëtore dhe përqindja më e madhe e punëtorëve në sektorin bujqësor janë mbi moshën 50 vjeç. Një trend i tillë imponohet aty ku bujqësia është një punë jo tërheqëse dhe njerëzit nuk duan të jenë punëtorë në këtë sektor. Këto janë vlerësimet e Federatës së Fermerëve për vitin 2025.
Përfaqësuesit e bujqve thonë se probleme dhe sfida të rëndësishme në fushën e shitjes së prodhimit bujqësor janë çmimet e ulëta të blerjes, plakja e fuqisë punëtore dhe mungesa e punëtorëve , mungesa e organizimit midis vetë fermerëve, konkurrenca e padrejtë që ka monopol në tregun e blerjes, mungesa e prodhimtarisë së kontraktuar. Problem është edhe mungesa e edukimit dhe investimeve në teknologji të reja nga fermerët, mungesa e edukimit për sipërmarrje dhe mungesa e formave funksionale të bashkimit ekonomik të fermerëve.
“Problem i madh mbetet grumbullimi i paorganizuar. Ajo që i ka prekur më shumë fermerët e Maqedonisë janë çmimet e ulëta të blerjes dhe ky trend ka qenë i dukshëm në dhjetë vitet e fundit, gjë që i ka vënë prodhuesit kryesorë bujqësorë në një pozicion të cenueshëm në aspektin e aktiviteteve ekonomike dhe të biznesit, si dhe standardit të tyre të jetesës”, thotë Presidenti i Federatës Kombëtare të Fermerëve, Stevançe Jordanoski.
Sipas tij, migrimi nga zonat rurale në qytete dhe jashtë vendit arrin një shifër shqetësuese prej 50 për qind, dhe sipas regjistrimit të vitit 2021, popullsia urbane në Maqedoni është 61.6 për qind, ndërsa vetëm 38.4 për qind e qytetarëve jetojnë në zona rurale. Për më tepër, kjo strukturë demografike e përkeqëson më tej problemin e një fuqie punëtore në plakje dhe mungesës së fermerëve të rinj.
“Përqindja më e madhe e punëtorëve në sektorin bujqësor janë mbi 50 vjeç, gjë që ndikon negativisht në produktivitet dhe rrit barrën mbi fermerët ekzistues. Një trend i tillë imponohet aty ku bujqësia është një punë jo tërheqëse dhe njerëzit nuk duan të jenë punëtorë në këtë sektor. Kjo ndikon negativisht në produktivitet, d.m.th. prodhimi zvogëlohet nga njëra anë dhe të gjithë fermerët përballen siç dimë, me një ngarkesë pune të shtuar dhe ankth e stres shtesë”, theksoi Jordanoski.
Për të përmirësuar situatën, ai sugjeron investimin në infrastrukturë, arsimimin dhe trajnimin e të rinjve, futjen e teknologjive të reja dhe mbështetjen financiare për fillimin e bizneseve bujqësore. Përveç kësaj, fushatat për promovimin e bujqësisë dhe kreditë e favorshme janë të rëndësishme për qëndrueshmërinë e zonave rurale.
Federata e Fermerëve vlerëson se ndikimet negative të ndryshimeve klimatike, të cilat shkaktojnë dëme të mëdha në të gjithë sektorët bujqësorë, kontribuojnë në zhgënjimin e vetë prodhuesve të ushqimit. Mirëpo besohet se në politikat dhe strategjitë e zonave rurale, theks i veçantë duhet t’i kushtohet ndryshimeve klimatike, që është një problem i madh për fermerët dhe popullsinë rurale dhe ato duhet të përshtatin prodhimtarinë me kushtet e reja klimatike. Ndryshueshmëria klimatike është rritur tashmë në Maqedoni dhe vendi ynë është bërë tashmë një vend me ekspozim të lartë ndaj fatkeqësive të ndryshme natyrore, veçanërisht përmbytjeve, thatësirave, temperaturave ekstreme, breshërit dhe tërmetet.
Nga Federata e Fermerëve theksojnë se në vitin e ardhshëm një vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet disa prioriteteve kryesore si mbështetja më e madhe për të forcuar format ekonomike të shoqatave, siç janë organizatat e prodhuesve dhe kooperativat bujqësore. Këto forma janë baza për pjesëmarrje të përbashkët në treg, konkurrueshmëri më të madhe dhe prodhim të qëndrueshëm.
Pagesën në kohë e subvencioneve dhe mbështetjes nga Programi i Zhvillimit Rural duhet të bëhet praktikë. Këto fonde janë të rëndësishme për zhvillimin e sektorit bujqësor, për sigurimin e ushqimit cilësor si për tregjet vendase ashtu edhe për eksport.
Nevojiten fushata të forta edukative për të futur në përdorim prodhimin me kontratë dhe për të siguruar prodhim cilësor dhe të standardizuar. Ky është një hap thelbësor për marrëdhënie të qëndrueshme tregu dhe të ardhura të parashikueshme, porosisin fermerët. /Koha/






