Hamidi: Tasevski ka qenë i punësuar kur babai i tij ishte shef

    Fahrudin Hamidi, M-NAV / Fotografia: AIM

    Drejtori i Navigacionit të Maqedonisë M-NAV, Fahrudin Hamidi në konferencën e sotme për shtyp tha se është i gatshëm të japë dorëheqje, por se nuk e ka bërë këtë sepse beson se ka bërë gjëra pozitive për M-NAV dhe garantoi se siguria asnjëherë nuk ka qenë e cenuar dhe nuk do të cenohet.

    “Nuk dua të jap dorëheqje sot sepse qeveria tashmë ka njoftuar se do të na shkarkojë”, ka theksuar Hamidi.

    Ai e akuzoi sindikalistin Tasevski se vazhdimisht i sulmon dhe shpif për to.

    “Fatkeqësisht gjatë gjithë kohës jemi sulmuar nga sindikalisti Tasevski. Nuk donim të dilnim para mediave dhe ndoshta gabuam këtu. Na lëndon përgjithmonë të gjithëve dhe nuk na lë të punojmë për interesa të tij personale. Reputacioni është në pikëpyetje për shkak të shpifjeve që nuk kushtojnë asgjë.

    Siguria nuk është cenuar dhe as nuk do të cenohet. Për fat të keq, kolegët e tij dolën pas tij, megjithëse i kuptoj mirë, sepse në fund do të qëndrojnë pas tij edhe pse janë të lajthitur në këtë rast. Unë nuk i lë vetëm kontrollorët e mi.

    Tasevski flet për nepotizëm dhe gjëra të tjera. Ai vetë është nepotizëm, babai i tij ka qenë shef, ka qenë i punësuar në të njëjtën kohë, edhe vëllai i tij është i punësuar si kontrollor”, tha Hamidi dhe akuzoi se janë 5-6 klane.

    Ai shtoi se në këtë vend, sipas Kushtetutës, secili ka të drejtë të punësohet, pa dallim etnie dhe feje.

    Lajmi Paraprak

    Disa muaj rresht Izraeli ndalon faljen e namazit të xhumasë në Al-Aksa

    Lajmi i rradhës

    Regjisori Gent Çajani me letër të hapur deri te Ministria e Kulturës së RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë