“Hapësira” kërkon takim me Kasamin: Ne nuk jemi uzurpues dhe nuk e lëshojmë hapësirën

    Vullnetarët e Hapësirës Socio-Kulturore Tetova kërkojnë takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami. Ata nëpërmjet një komunikate drejtuar opinionit publike thonë se janë vullnetarë që e kanë revitalizuar dhe mirëmbajtur vetë hapsirën për 4 vite dhe nuk janë uzurpues, njofton Nistori.

    “Vullnetarët e Hapësirës Socio-Kulturore Tetova, pas disa tentimeve, mëngjesin e sotëm përsëri kanë bërë përpjekje për të kërkuar takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, me qëllim për të gjetur zgjidhje për situatën e krijuar pas lëshimit të njoftimit për largim nga Hapësira dhe memorandumin e bashkëpunimit në bazë të cilit edhe ligjërisht trajtohet marrëdhënia. Ata theksojnë që duan të gjejnë një zgjidhje për problemin dhe të vazhdojnë me punë ashtu si deri më tani.” – deklaron Space.

    Sipas njoftimit të fundit nga komuna atyre u kërkohet që të lëshojnë hapësirën më datë 30 tetor, andaj dhe takimi sipas tyre duhet të ndodh përpara kësaj date.

    “Nuk jemi të gatshëm ta lëshojmë hapësirën. Për vite të tëra kemi investuar jo vetëm financiarisht, por edhe vullnetarisht me mundin tonë që kjo hapësirë të jetë e hapur për të gjithë. Ne nuk jemi shoqatë e zakontë, ashtu si u quajtëm nga kryetari Kasami, ne jemi vullnetarë që menaxhojmë një hapësirë komuniteti për të gjithë qytetarët. Të gjitha organizatat, grupet joformale dhe individët kanë shfrytëzuar hapësirat që ne vetëm i mirëmbajmë dhe menaxhojmë, dhe duam të vazhdojë të jetë kështu”, theksojnë nga Hapësira Socio-Kulturore Tetova.

    Komuniteti i Hapësirës i është drejtuar kryetarit Kasami nëpërmjet emailit, me shpresë që të ulen dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arrihet marrëveshje për pagat në Postën e Maqedonisë, do të ndërpritet greva

    Lajmi i rradhës

    “AGJENDA E GJELBËR”, Nuredini: Realizimin e agjendës duhet ta presim 5 – 7 vitet e ardhshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë