Hapja e negociatave ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së mbetet pezull

    Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, nuk e din nëse vendi përfundimisht në samitin e 22 qershorit të Unionit do të marrë dritë jeshile për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në. Osmani tha se me Bullgarinë dallimet nuk janë kapërcyer.

     Unë nuk jam në gjendje për momentin të tregoj se si do të jetë rezultati më 22 qershor. Komunikojmë edhe në bazë bilaterale me Republikën e Bullgarisë. Diplomatët tonë janë në komunikim të vazhdueshëm me diplomat të tyre dhe përpiqen ta organizojnë komisionin e dytë ndërqeveritar, përpiqen të merren vesh për planin aksionar, ‘Roud Map-in’ eventual nëse ka marrëveshje dhe kjo është njëra rrugë që e punojmë në bazë bilaterale”- deklaroi Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

    Osmani sërish i hodhi poshtë pretendimet e VMRO-së për negociata të fshehta me Sofjen. Ai tha se në tryezën e negociatave është propozimi portugez. Shefi i diplomacisë edhe pse pak kohë më parë ishte i bindur se do të arrinte marrëveshje me qeverinë teknike në Sofje, tani thotë se kjo është pengesa e parë për arritjen e zgjidhjes.

    E dyta, është se ku do të jetë udhërrëfyesi, u thash se janë dy dallimet, në Këshillin për Stabilizim dhe Asociim ose në kornizën negociuese. Pozita jonë është e qartë, pozita e BE-së është e qartë. Mendoj se interesi i bullgarisë është ky, por mendoj se të gjitha këto çështje duhet të shpjegohen. Dhe e treta a do të ketë marrëveshje për përmbajtjen e udhërrëfyesit. Për shkak se përmbajtja është shumë e rëndësishme. Ne punojmë për të tre këto çështje”.

    Ministri i Jashtëm Bujar Osmani tha se javën e ardhshme pritet të takojë presidentin bullgar Rumen Radev në margjina të Samitit të NATO-s. Dallimet mes Shkupit dhe Sofjes nuk u kapërcyen as në mbledhjen e fundit të Komisionit të përbashkët për çështjet e historisë. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Si shpjegohet iluzioni optik për atë se si daltonistët i shohin ngjyrat: Shikojeni këtë imazh për 20 sekonda

    Lajmi i rradhës

    Asiston Xherdan Shaqiri, Zvicra kalon në epërsi ndaj Uellsit (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë