Hapja e partive të reja me figura të konusmuara nuk na ngroh

    Urim Hasipi | Gazetar

    Pavarësisht se në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë vepruar dhe veprojnë shumë parti politike, megjithatë vetëm diaa prej tyre janë etabluar apo kanë mbetur gjallë më gjatë.Disa prej partive “satelita”, nuk kanë mbijetuar më shumë se një fushatë parazgjedhore dhe kur kanë përfunduar zgjedhjet janë mbyllur selitë e atyre partive. Duke analizuar të kaluarën, kam dyshime se këta parti politike kanë dalur në momente të caktuara vetëm e vetëm për të përçarë votën shqiptare. Ky diskurs është i njohur në politikën shqiptare por, përderisa bëhen këto veprime pikërisht në kohë zgjedhje, dyshimet janë se këta parti janë themeluar nga qarqe anti shqiptare vetëm e vetëm për të mos pasur një unitet brenda shqiptar,pra një bllok opozitar dhe një bllok që do të përfaqësojë shqiptarë në qeveri. Ende më e rëndë bëhet situata kur shohim se këta përçarje, shkëputje, largime, pakënaqësi kanë ndodhur tek partitë që kanë qenë në opozitë, rrallë herë ka patur pakënaqësi tek partitë që kanë qenë në qeveri.

    Pakënaqësitë që kanë nisur brenda prtive që në kohën e Partisë për Prosperitet Demokratik, me degën e Tetovës, e duke vazhduar me Partinë Popullore të Iljaz Halimit, Partinë Demokratike Kombëtare, Partinë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve, me Imer Selmanin, e Hysni Shaqirin, me Aleancën për Shqiptarët, me partinë Uniteti të Gëzim Ostrenit, me Rilindjen Kombëtare të Rufi Osmanit, me Lëvizjen Besa, me Alternativën, si duket kanë një pikë të përbashkët. Të gjitha pakënaqësitë kanë ndodhur para zgjedhje, apo kur këta parti kanë qenë në kulmin e tyre të mbështetjes. Pra, ka një kujdestar që kujdeset që në partitë shqiptare të ketë njerëz të pakënaqur dhe që do të largohen në momente të caktuara.Edhe pse ka prej tyre që mendojnë se zëri kundër apo ai zë, që nuk pajtohet me politkën e partisë është i mirëseardhur dhe I shërben demokracisë brenda partiake, megjithatë kur kjo ndodh para zgjedhjeve, është e dëmshme. Pra, edhe në zgjedhjet e ardhshme, herëkurdo të ndodhin, natën e zgjedhjeve shumë parti të posaformuara do të “fikin dritat”, por fikja e dritave do të dëmtojnë dukshëm shqiptarët, sidomos në kohën kur ka rritje të nacionalizmit tek partitë maqedonase.

    Unë nuk jam përgjegjës për të thënë se kush e ka fajin, por pakënaqësitë brenda partisë shfaqen pas zgjedhjeve, dhe jo para zgjedhjeve të formohet parti e cila vetëm e vetëm do të ketë qëllim, që të dëmtojë votën shqiptare dhe rrjedhimisht do të dobësohet edhe pesha e shqiptarëve. Nuk është patjetër që të jesh në politikë, kur nuk ke takat apo forcë të kesh të paktën 5 deputet, apo grup parlamentar. Fuqia e votës përkthehet në fuqi të përfaqësimit të shqiptarëve, prandaj edhe grupacionet që gjithmonë janë larguar nga “rrënja” kanë dështuar që të përfaqësojnë shqiptarët në mënyrë dinjitoze, por vetëm kanë bërë argatin e partive në pushtet për të kalkuluar me numra, duke marrë ndonjë tender dhe ndonjë pozicion të parëndësishëm në shtet.Prandaj edhe shtrohet dilema, nga përvoja, praktika dhe shifrat e parashtroj dilemën, se cili grupacion që është ndarë, pastaj ka formuar parti të re ka arritur që ta tejkalojë partinë prej nga kanë dalur.

    Deri më sot, kjo nuk ka ndodhur, me gjasë edhe në të ardhmen nuk do të ndodhë.Uroj, që këta grupacionet e reja, të mos jenë dorë e zgjatur e ndonjë qendre anti shqiptare e cila nxjerr parti vetëm në zgjedhje dhe pastaj zëri nuk iu dëgjohet.

    Lajmi Paraprak

    Ndërrimi i emrit të shtetit secilit i kushton 160 euro!

    Lajmi i rradhës

    Si të dalloni kur ushqimet në restorant nuk janë të freskëta

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë