ASh BËHET PJESË E QEVERISË | Taravari: Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Drejtësisë do të na takojnë neve

    Aleanca për Shqiptarët përfundimisht do të jetë pjesë e pushtetit ekzekutiv në Maqedoninë e Veriut. Këtë e konfirmoi kryetari i ASH-së, Arben Taravari. Ai në konferencë për shtyp tha se kryesia qendrore e partisë në mbledhjen e sotme ka sjellë vendim për hyrje në qeveri, raporton Nistori.

    Taravari gjithashtu tregoi pozitat që do të drejtohen nga kuadri i ASH-së.

    “Shumica e anëtarësisë dhe shumica e kryesisë qendrore miratoi vendimin që ASH të jetë pjesë e Qeverisë së RMV-së. Deri këtu mbaroi pjesa e parë e mbledhjes, ndërsa e njëjta do të vazhdojë për të propozuar zgjidhet kadrovike

    “Ministria e Shëndetësisë, e Drejtësisë dhe ka dy mundësi ose Minstria e Shoqërisë Informatike dhe Adimistratës ose pozita e zv.kryeministrit për Çështje Ekonomike. Ndërsa zv.ministrat janë i Mbrojtjes dhe i Bujqësisë. Deri nesër duhet t’i dërgojmë emrat tek kryeministri, të cilët do t’i delegojë ASH-ja”, tha mes tjerash Taravari.

    Ai për Nistori-n tha se ministër i Drejtësisë do të jetë Krenar Lloga, kurse në pozitën e zv.ministrit të Mbrojtjes do ta mbajë Tiron Jajaga. Këto dhe emrat tjerë do të zyrtarizohen ditën e nesërme.

    Ndryshe, ASH-ja pjesë e shumicës qeveritare do të bëhet me tetë deputetët e saj. Ndërsa nga ana tjetër Alternativa ka paralajmëruar se mund ta lëshojë qeverinë, për shkak të siç thonë prej atje, pazareve politike. Prej atje kanë njoftuar se pasi ta shohin marrëveshjen përfundimtare në mes ASH-së dhe Qeverisë, do të sjellin vendim nëse do të vazhdojnë të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Arsimtari në Hasanbeg sulmon fizikisht një nxënës

    Lajmi i rradhës

    Vakti i mëngjesit – Shkaqet që po ju bëjnë të shtoni peshë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë