“Hekurudha deri në Bullgari do të jetë gati deri në fund të kësaj dekade”

    30 vite pas fillimit të ndërtimit të hekurudhës deri në Bullgari, sot shënohet fillimi i ndërtimit të pjesës lindore të korridorit 8 nga Kumanova deri në Kriva Pallankë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se është I vetëdijshëm për skepticizmin tek qytetarët se asnjëherë nuk do të ndërtohet hekurudha deri në Bullgari, por premtoi se do të dyfishojë përpjekjet me qëllim përfundimin e projektit së bashku me Bullgarinë. Kryeministri Bullgar foli për rëndësinë e kësaj hekurudhe, ndërsa drejtori I NP ”Hekurudhat e RMV-së” tha se hekurudha deri në Bullgari do të jetë gati deri në fund të kësaj dekade.

    “E di se përse ekziston ai skepticizëm dhe mosbesim se ndonjëherë do të ndodh kjo, sistemin e kemi të tillë edhe atë në shumë vende.. Gjatë këtyre 20 viteve ose nuk kemi pasur dije, ose nuk ka pasur përkushtim të mjaftueshëm, ose ka pasur shumë korrupsion ose të gjitha tre gjërat së bashku”, tha Dimitar Kovaçevski, Kryeministër.

    “Siç është dëshirë e komunikimit mes qytetarëve edhe obligimi ynë është që të bëjmë të gjitha përpjekjet që t’u përgjigjemi pritjeve përmes ndërtimit të projekteve strategjike të rëndësishme ku edhe përfshihet hekurudha”, u shpreh Gallab Donev, Kryeministër I Bullgarisë.

    “Për këtë marrëveshje ekzistuese mund të them se është sfidë e madhe pasi për gjatësinë e përgjithshme prej 24 kilometrash, ka 24 tunele dhe 51 ura. Për këtë projekt në vlerë prej 405 milion euro… më shumë se 50 përqind e mjeteve janë siguruar nga mjetet e granteve nga BE…. Projekcionet tona flasin se deri në fund të kësaj dekade mund të kemi ndërtim të tërësishëm të korridorit 8 në pjesën e Maqedonisë”, tha Hari Llokvenec, NP Hekurudhat e Maqedonisë së Veriut. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Verifikimi i invaliditetit ua rrezikon pensionet

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia rënditet në vendin e 63-të sipas “Indeksit për Sundimin e Ligjit”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë