Hekurudhat cak i vjedhjeve, tre milionë euro dëm

    Fotografia është ilustruese

    Hekurudhat janë bërë cak i vjedhjeve. Hajnat madje kanë arritur të vjedhin edhe binarët e hekurudhës në stacionin kryesor të vendit.

    Sipas denoncimeve, persona pa maska, por me pajisje për prerje të hekurave vjedhin çfarë tu del përpara, sinjalistikën e hekurudhës, madje edhe kabllot elektrikë.

    Nga sektori për siguri në trafikun hekurudhor thonë se dëmet nga vjedhjet kanë arritur në 3 milion euro.

    “Po, kemi pasur një rast të tillë në stacionin e Trubarevës, për disa ditë ishte i mbyllur i gjithë trafiku hekurudhorë pasi që janë vjedhur 15 metra pjesë të binarëve, të hequra plotësisht. Vjedhin hekura, gjë që është serioze, sipas neve diverzion dhe shteti duhet të merr vendime për ti bërë gjobat më të larta”, tha Sasho Antevski, NP “Hekurudhat – Infrastruktura”.

    Vozitësi i trenit thotë se vjedhjet e sinjalistikës, e aq më keq të binarëve mund të shkaktojnë aksidente tragjike.

    Simo Venilovski për gjithë këto vite që drejton lokomotivat tha se nëse vidhen sinjalet janë të rrezikuar automjetet dhe këmbësorët që kalojnë hekurudhën, ndërsa nëse vidhen binarët, janë të rrezikuar ekuipazhi, udhëtarët dhe mallrat në tren.

    Ai bën thirrje për kujdes me këtë lloj të transportit.

    “Frenimi total për neve është i zakonshëm, në çdo të dytën ditë ndodh diçka. Për shkak të ndonjë situate apo njerëzve të pa ndërgjegjshëm që ecin në binarë, kalojnë vend e pa vend, ne detyrohemi të frenojmë me sa fuqi që kemi për të evituar tragjeditë. Kjo paraqet stres se kemi punë me shumë përgjegjësi”, u shpreh Simo Venilovski, Vozitës i trenit.

    Në shumë kryqëzime të hekurudhave me rrugët për automjete, mungesën e sinjalistikës autoritetet e lidhin me vjedhjet që bëhen për qëllim të shitjes për skrap. Kamerat e sigurisë i neutralizojnë të parat.

    “Vjedhjet nuk ndalen, çdo ditë ka plaçkitje aq të mëdha  sa që ekipet tona në terren në vend se të mirëmbajnë infrastrukturën e rregullt, ballafaqohen me zëvendësimin e pjesëve që i vjedhin. Ata nuk zgjedhin, vjedhin çfarëdo që mund të shesin. Ja rasti fundit një muaji më parë në stacionin Magjari, e gjithë shtylla e sinjalistikës është vjedhur me kabllo, instalime e hekura”, theksoi Sasho Antevski, NP “Hekurudhat – Infrastruktura”.

    Vjedhjet që shkaktojnë dëme prej miliona euro në transportin hekurudhor, bëhen për përfitimin e disa mijëra denarëve, skrap i cili përfundon ilegalisht në pikat private të shitjeve.

    Kjo përbën vepër penale për vjedhje të rëndë, e cila përveç gjobës parashihet edhe dënimit me burg.

    Autoritetet bëjnë thirrje që të kontrollojnë pikat e blerjes së skrapit që mos të guxojnë të shkrijnë hekur me orgjinë të dyshimtë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vëllai i Visar Ganiut vodhi dokumentat e shkollës, ASh kërkon që ministri Jeton Shaqiri të japë dorëheqje nga Ministria e Arsimit (Video)

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: MPB do të garantojë siguri për qytetarët dhe deputetët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë