Vëllai i Visar Ganiut vodhi dokumentat e shkollës, ASh kërkon që ministri Jeton Shaqiri të japë dorëheqje nga Ministria e Arsimit (Video)

    Aleanca për Shqiptarët akuzon ministrin e MASh-it, Jeton Shaqiri i cili ka emëruar për drejtor në mandatin e dytë, Driton Ganiun, vëllain e kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, edhe pse i njëjti nuk posedon certifikatën e nevojshme për drejtor. Më pas, sipas ASh, i njëjti keqpërdor mbështetjen partiake për të bërë edhe shumë shkelje dhe parregullsi të tjera, njofton Nistori.

    “Në radhë të parë, ministri Jeton Shaqiri ndërhyn në pushtetin lokal dhe Komunës ia merr kompetencat pa patur bazë ligjore. Ministri ndërhyn pa të drejtë në shkollë dhe emërton drejtor që nuk i plotëson kushtet, ndërsa shkarkon drejtoreshën e emëruar nga Komuna. Kjo është ndërhyrje brutale e pushtetit ekzekutiv në arsim dhe në pushtetin lokal. Drejtori i shkollës vetë ushtrimin dhe detyrën e kryen në kundërshtim me ligjin. Për të mos mjaftuar kjo, ai shpenzon 90 mijë euro në emër të rinovimit dhe për të njëjtat nuk ka dorëzuar asnjë faturë. Në video pamë edhe skena të bastisjes së shkollës. Konkretisht, pasi ishte shkarkuar nga komuna drejtori Ganiu dhe njerëz të tij natën hyjnë në objektin e shkollës dhe marrin dokumentacione dhe gjëra të tjera me vlerë nga shkolla “26 Korriku”.” – thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

    Aleanca fton Ministrinë e Punëve të Brendshme, Inspektoriatin për Arsim, Policinë financiare, Revizionin Shtetëror dhe Prokurorinë Publike që urgjentisht të inspektojnë të gjitha zhvillimet në këtë rast dhe që personat e involvuar të mbajnë përgjegjësi penale për çdo shkelje.

    “Pas këtij skandali, Ministri Jeton Shaqiri nuk guxon më të qëndrojë asnjë ditë më shumë në krye të Ministrisë për Arsim dhe Shkencë, por të përgjigjet para organeve të drejtësisë për keqpërdorimin e detyrës dhe veprat e konsumuara penale. Kërkojmë që nga shkolla të largohet drejtori klandestin dhe në vend të tij të rikthehet drejtoresha e emëruar nga Komuna e Shuto Orizares.” -shtojnë nga partia opozitare.

    Ndryshe, “Stop” ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut pas denoncimit nga Komuna e Shuto Orizares për drejtorin e shkollës 9-vjeçare “26 Korriku”, Driton Ganiu. Sipas kësaj Komune, Ganiu është emëruar në shkelje pasi është vëllai i kryetarit të Komunës Çair, anëtar i partisë së Ali Ahmetit, që ka pushtetin aktualisht. Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri e ka emëruar këtë drejtor në shkelje në një kohë që kompetencat për emërimin i ka komuna. Këtë e pranon Kryetari i komunës Shuto Orizare. Në mandatin e parë, Driton Ganiun e emëroi komuna, por në të dytin e shkarkuan për mungesë të licensës së drejtorit dhe gjuhës angleze. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    TRAGJEDIA NË TETOVË | Afati i fundit për dorëzimin e lëndës në gjykatë është të enjten

    Lajmi i rradhës

    Hekurudhat cak i vjedhjeve, tre milionë euro dëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë