Helm edhe druri edhe rryma

    Më shumë se gjysma e popullatës në Maqedoni ngrohet me dru. Me fjalë tjera analizat e Entit të Statistikës tregojnë se 62 për qind, ngrohet ose gatuhet në dru. Kjo përqindje është shumë më e lartë në zonat rurale, ku druri përdoret deri në 90 për qind të familjeve, në ndryshim nga zonat urbane, ku druri përdoret si burim I energjisë në gjysmën e familjeve.

    Një pjesë e amvisërive në vend kombinojnë energji elektrike dhe ngrohje me dru, ndërsa vetëm 10 për qind e amvisërive kanë ngrohje qendrore, dhe atë vetë m në Shkup. Ekspertët e energjetikës thonë se kostoja e ngrohjes së amvisërive varet edhe prej ngrohjes gjithë-ditore apo vetëm pas orarit të punës, jetesës në fshat apo qytet, ngrohjes së një apo më shumë dhomave, përdorimit më të madh apo më të vogël të izolimit të amvisërive, më shumë ditëve përgjatë muajit me temperatura nën zero, etj.

    Mbi 250 mijë amvisëri në vend harxhojnë më mesatare prej 8-10 metra dru me një kosto të drurit prej 80 apo edhe 90 euro për një metër katror, që nënkupton një harxhim në dimër edhe prej 900 euro. Kësaj shume mund t’i shtohen edhe harxhimet e prerjes dhe renditjes së druve. Ekspertët thonë se sezona e ngrohjes në vend zgjat gjashtë muaj me një ngrohje të pjesshme, mirëpo një ngrohje më intensive e dhomave zgjat tre muaj.

    Në magazinat e ndërmarrjes publike “Pyjet Kombëtare”, sivjet shitet metër 3.564 denarë, 3.444 denarë, dh 3.243 denarë në varësi të llojit të drurit. Por aty listat për blerjen e drurit janë mbyllur që në fillim të vitit. Këtë vit, kjo ndërmarrje duhet të presë gjithsej 556.808 metra kub dru zjarri dhe mbetje të grumbulluara pas prerjes. Përderisa tek privati, furnizimi me dru për ngrohje kushton më shtrenjtë. Çmimet e peletit variojnë nga 275 denarë deri në 432 denarë për një qese 15 kg. Lidhur me ngrohjen me rrymë, faturat për një amvisëri dimër në mesatare lëvizin prej 5000 deri më shumë se 10 mijë denarë në varë si të asaj sa dhoma ngrohen, cilat aparate përdoren për ngrohje, por edhe sa rrymë përdoret në raport me katër tarifat së bashku me harxhimet e tjera si transmetimi i rrymës.

    Në rast se çmimi i energjisë elektrike është 6.3345 denarë për kilovat orë për matësin e rrymës me një tarifë dhe me çmimoren e tarifës së tretë, ndërsa për ngrohjen e një dhome prej 20 metra katror nevojiten dy kilovat orë energji elektrike, del se në ditë nevojiten së paku 25 kilovat orë me kosto prej mbi 150 denarë apo mbi 4500 denarë në muaj apo për gjashtë muaj kemi një kosto të ngrohjes prej afër 28 mijë denarë. Gjithashtu konsumi i rrymës për ngrohje përgjatë dimrit varet nga llojet e trupave për ngrohje, ngrohjes së një apo më shumë dhomave, kohëzgjatjes së ngrohjes përgjatë një dite, intensitetit të ngrohjes, andaj edhe faturat janë të ndryshme.

    Njëherësh analizat e ndryshme tregojnë se qytetarët e Maqedonisë janë ndër më të varfrit në Evropë në aspektin energjetik. Të dhënat statistikore tregojnë se 25 për qind e qytetarëve në vend nuk mund të ngrohin amvisëritë e tyre në mënyrë përkatëse. Përskaj të ardhurave të ulëta, edhe izolimet e dobëta, mjaft ndërtesa dhe shtëpi janë ndërtuar në kohën ku nuk ka pasur ligje dhe masa për efikasitet energjetik, e kështu me radhë. Gjithashtu në mungesë të sistemeve më moderne për ngrohje si ato me gaz, popullata në vend është e orientuar të ngrohet me dru dhe rrymë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Kosova nuk është Krimea

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoni nuk ka më fuqi të lirë punëtore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë