Heqja e “20%”, Ahmeti: Maqedonasit nuk humbin asgjë, nëse në kushtetutë shkruhet “populli shqiptar”

    Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti

    I pari i BDI-së, Ali Ahmeti pas mbledhjes 10 orëshe në kryesinë qendrore të partisë, tha se ndryshimet kushtuese janë të një rëndësie, të cilat partitë politike duhet ta kuptojnë dhe se kjo gjë do të bënte që maqedonasit të njiheni si komb në instanca ndërkombëtare. Heqja e 20% nga kushtetuta dhe zëvendësimi i saj me “populli shqiptar” nuk do të përbënte problem për maqedonasit dhe ndryshimi i saj do të ndodh një ditë, raporton Nistori.

    “20% është një kompromis që është bërë në vitin 2001, me qëllim që të mos cenohet substanca e marrëveshjes paqësore të Ohrit dhe ne si shqiptar këtë kompromis e kemi bërë. Unë nuk kam qenë në tavolinën e bisedimeve. Unë kam qenë me kallashnikov në krah në 2001, por e kam pranuar këtë këmpromis, sepse thjeshtë nga të gjithë komunitetet ndërkombëtare, nga të gjithë ata që përpiqeshin të kontribuojnë për paqen dhe arritjen e kësaj marrëveshje, na siguruan, por edhe ne ishim të vetëdijshëm, si parti politike me të cilat kam qenë aso kohe në komunikim të përhershëm që nuk cenohet substanca e marrëveshjes dhe nuk cenohen të drejtat dhe avancimi i shqiptarëve. Nuk ka asnjë problem, ne kemi diskutuar edhe me VMRO-në, kemi diskutuar edhe me LSDM-në, në momentin e duhur që ne do t’i kemi 80 mandate me 2/3, sepse është ndryshimi i kushtetutës, ky problem edhe mund të rregullohet. Unë siguroj, sepse 20% nuk e cenon substancën shqiptare në këtë vend dhe nuk e kam shqetësim se kjo nuk do të ndodhë nesër. Kjo do të ndodhë në momentin e duhur, me një marrëveshje, sepse nuk humbin asgjë bashkëqytetarët maqedonas, nëse nga 20% shkruhet populli shqiptar, aspak” – deklaroi Ahmeti pas takimit të kryesisë qendrore të BDI-së.

    Ndryshe, takimi i djeshëm i BDI-së, ku ministrat nga radhët e BDI-së duhej të raportin për punën e tyre, zgjati mbi 10 orë. Sipas Ahmetit, debati u zhvillua në frymë konstruktive,

    Lajmi Paraprak

    “Institucionet e Kosovës duhet të përkrahin nismën e Ramës në Këshillin e Europës”

    Lajmi i rradhës

    Banorët e Vizbegut çdo cikël zgjedhor marrin premtime, por akoma nuk kanë kanalizim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë