MBARON DEBATI NË BDI | Ahmeti tregon nëse është i kënaqur me punët e ministrave dhe mbetet e paqartë nëse do të ketë ndryshime të ministrave

    Mbi orë debat në takimin e djeshëm të BDI-së, ku ministrat nga radhët e BDI-së duhej të raportin për punën e tyre. Sipas, kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, debati është zhvilluar në frymë konstruktive, shkruan Nistori.

    “Raporti. Është biseduar mjaft, është analizuar mjaft. Në përgjithësi, raporti ka qenë i përfshirë në të gjitha çështjet. Ka pasur hapësirë që është plotësuar edhe prej anëtarëve të kryesisë, prej debatit. Do të redaktohet raporti. Janë caktuar tre zyrtarë të lartë të BDI-së për redaktim të raportit, sekretari i përgjithshëm, nënkryetari zotëri Mexhiti dhe zv. kryeministri Artan Grubi. Më 19 (nëntor) vazhdon kryesia me tema mjaft të rëndësishme, që duan kujdes si, arsimi dhe shëndetësia. Kështu që i tërë mbledhja dhe debati ka qenë në frymë konstruktive, që sa më mirë të realizojmë programën, veçanërisht projektet që kanë të bëjnë me infrastrukturën – projekte tepër të rëndësishme për vendin, por dhe rajonin. Si dhe ekonominë e shtetit. E rëndësishme është që tanimë nuk jemi nën ankthin e së kaluarës dhe kjo na mundëson të kemi takime dhe debate, konsulta të rregullta”, deklaroi Ahmeti.

    Ahmeti shtoi se, debatet e këtilla brenda partiake e bëjnë BDI-në më të fortë dhe se debatet janë një akademi dhe shkollë për të mësuar funksionarët.

    A pritet të ketë ndryshime të ministrave?

    “Sigurisht që ministrat kanë bërë punën e tyre, nuk do të thotë që nuk ka hapësirë për të dhënë mendime dhe sugjerime. Normalisht, të gjitha gjërat do të vazhdojnë në kuadër të normalitetit. Nuk ka qenë pikë e rendit të ditës. Unë kam qenë shumë transparent, e kam publikuar rendin e punës. Pika e parë, kam referuar unë mbi zhvillimet politike në vend. Pika e dytë, ka qenë rregullorja e kryesisë. Pika e tretë, ka qenë zgjedhje e sekretarëve të sekretariatëve të BDI-së. Dhe pika e katër ka qenë raporti i ekzekutivit. Normalisht, çdo kërkesë jashtë parashikemeve, sepse me rregullore unë jam kryetar partie, unë vendos rendin e ditës, e vë në diskutim rendin e ditës dhe anëtarët e kryesisë kanë të drejtë të propozojnë pika të rendit të ditës. Unë, varet a e vendos në votim apo e fus në rend të ditës, pa i futur në votim, çdo pikë që ma propozojnë anëtarët e kryesisë. Unë jam i hapur për debat dhe asnjëherë nuk shkoj të marr vendime me votim”, shtoi Ahmeti.

    Ndryshe, në takimin e kryesisë së BDI-së, ministrat u detyruan të raportojnë për punët e tyre, por asnjë prej tyre nuk foli nëse ata kanë kaluar “testin” partiak. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mishi, produkt i papërballueshëm për pjesën më të madhe të popullsisë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Rusia dhe Irani mund të synojnë taktikën e “tokës së djegur” në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë