“Heqja e maskave”, Sali: Shifrat aktuale nuk lejojnë lehtësimin e masave

    Minsitri i Shëndetësisë Bekim Sali tha se shifrat aktuale nuk lejojnë lehtësimin e masave, përfshi edhe heqjen e maskave. Numri i vogël i të vaksinuarve nuk garanton që të mund të vazhdojmë pa maska, tha Sali.

    “Unë jam i pari që do të kisha dashtë që të mund të them se prej nesër mundemi edhe pa maska, do të mbahesha mend për këtë deklaratë, por në njërën anë janë dëshirat në anën tjetër shifrat të cilat i marrim çdo ditë. Po e ndjekim situatën çdo ditë, kemi 4 shtete të cilat të parat i liruan masat, por shohim se atje tani situatën e kemi si në fillim”, tha Bekim Sali, ministër i shëndetësisë.

    Lajmi Paraprak

    Strehimoret në Shkup shfrytëzohen për kultivimin e kërpudhave

    Lajmi i rradhës

    Afërsisht 40 mijë turistë e kanë vizituar RMV-në këtë vit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë