Strehimoret në Shkup shfrytëzohen për kultivimin e kërpudhave

    Nga 100 vendstrehime në Shkup funksionojnë vetëm 4. Disa përdoren si depo dhe disa për rritjen e kërpudhave, përcjell Nistori.

    “Ka batanije, çizme, drita rrotulluese është funksionale, ka strehë në mbarë Maqedoninë. Një vendstrehim mund të strehojë 1000 njerëz”, tha magazinierja e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit.

    Drejtoria është përgjigjur se në periudhën e kaluar janë rinovuar vendstrehimet në Aerodrom, Veles dhe Gazi Babë.

    Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angelov, beson se Maqedonia nuk do të sulmohet kurrë.

    “Qytetarët e Maqedonisë nuk duhet të shqetësohen, askush nuk do ta sulmojë Maqedoninë. Askush nuk do të guxojë të hyjë në luftë me NATO-n, atëherë asnjë vend i fshehtë nuk do të na ndihmojë”, tha Angelov.

    Telma bën të ditur se edhe në internet ka pasur oferta për shitjen e hapësirës së fshehur për 3 euro metri katror. / Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Nesër hiqet formulari PLF i detyrueshëm për hyrje në Greqi

    Lajmi i rradhës

    “Heqja e maskave”, Sali: Shifrat aktuale nuk lejojnë lehtësimin e masave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë