“Heshtja e BDI-së dhe përfshirja e funksionarëve të saj në afera korruptive humbje e etikës dhe moralit”

    Ish veprimtari Shpëtim Pollozhani nga Shoqata e të burgosurve politikë heshtjen e BDI-së dhe përfshirjen e funksionarëve të saj në afera të të njëpasnjëshme korruptive  e vlerëson si humbje të etikës dhe moralit. Ai thotë për Alsat se pasi funksionarët e BDI-së janë pasuruar së tepërmi, mendojnë se janë të paprekshëm. Pollozhani shton se fajtor për gjendjen e këtillë shoqërore është gjyqësori jofunksional.

    “Në Dibër thonë një fjalë shumë të mirë, ‘Vështirë është sa të plasi perdja, po plasi perdja mandej s’të bëhet vonë për asgjë’. Edhe këto të apostrofuarit dhe të akuzuarit, këtyre u ka plasur perdja, janë forcuar aq shumë materialisht sa që mendojnë se janë të paprekshëm… Pasojë e kësaj gjendje në shoqërinë tonë është kapsllëku i gjykatave dhe i sistemit të drejtësisë i cili pothuajse funksionon në bazën e asaj a është i joni a nuk është i joni. Problemi është se ka shumë korrupsion, shumë vepra penale, shumë shkelje të ligjit, mirëpo sipas informacioneve që i kamë unë nga punëtorët që punojnë në sigurimin publik, shumë lëndë  që procedohen në prokurori aty bllokohen”, deklaroi Shpëtim Pollozhani, ish i burgosur politik. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    BDI-ja hesht për tenderin në vlerë prej 1.8 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit e shkollave të mesme në RMV ankohen për mungesë të teksteve mësimore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë