Nxënësit e shkollave të mesme në RMV ankohen për mungesë të teksteve mësimore

    Dy ditë para fillimit të vitit të ri shkollor, disa nxënës të arsimit të mesëm iu rikthyen shkollës për t’i dorëzuar librat e vitit paraprak dhe për t’u furnizuar me ato të vitit vijues. Siç thanë nxënësit, sërish u përballën me mungesë librash ndërsa shumë prej tyre ishin të dëmtuara ose si­ç i quajnë nxënësit, gjysmë libra.

    “Klasa jonë është furnizuar me të gjitha librat por ka klasa akoma pa u furnizuar. Më mungon anglishtja, gjeografia dhe gjermanishtja. Ndoshta nxënësit e vitit të kaluar i kanë humbur, nuk i kanë ruajtur ose nuk i kanë kthyer”, tha një nxënës.

    “Të gjitha i mora përveç gjeografisë, gjermanisht dhe gjuhë angleze që mungojnë. Ndoshta nuk janë kthyer prej pushimi edhe nuk kanë ardhur t’i kthejnë”, u shpreh një nxënëse.

    “Problemi edhe këtë vit vazhdon me mungesën e librave të gjuhës gjermane dhe gjuhë angleze. Shpresojmë që vitet e tjera të kemi libra”, deklaroi një nxënëse.

    Mësimdhënësi i gjeografisë, Burim Aliu sqaron se libri i gjeografisë për vitin e dytë gjimnaz sërish do të mungojë. Sipas Aliut, libri u tërhoq për shkak të fyerjeve dhe ofendimeve ndaj popullit shqiptar.

    “Prapë do të kemi problem, sidomos me lëndën e gjeografisë për vitin e dytë gjimnaz. Libri ekziston, e dimë se si ishte edhe ai u tërhoq. Ne mundohemi, unë shpjegimet i bëj pa libër, me përgatitjet e mia. Ju japim material, i njëjti material është mirëpo ato çështjet prekëse ku janë nuk i shpjegojmë edhe ata nuk i shohin, se më parë kur i shihnin reagonin”, u shpreh Burim Aliu, profesor i gjeografisë.

    Nga Ministria e Arsimit thanë të gjitha tekstet shkollore që janë miratuar deri më tani do tu shpërndahen shkollave deri më 1 Shtator. Përveç furnizimit me libra, disa nga nxënësit e arsimit të mesëm e shfrytëzuan këtë ditë edhe për marrjen e dëftesave për vitin e kaluar shkollor. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    “Heshtja e BDI-së dhe përfshirja e funksionarëve të saj në afera korruptive humbje e etikës dhe moralit”

    Lajmi i rradhës

    Lloga: Gjykata Kushtetuese të veprojë sa më shpejt në lidhje me librin e amzës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë