Hetimi për Koçanin ia zgjat mandatin edhe dy muaj Kocevskit

Për shkak tragjedisë në Koçan kanë stagnuar procedurat për shkarkimin e kryeprokurorit Lupço Kocevski, i cili ishte në shënjestër të kritikave të ashpra të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski. Arsyeja, sipas ekzekutivit ishte situata e ndjeshme dhe për këtë i është lënë hapësirë që të përfundojë hetimin të cilin po e kryen një ekip i prokurorëve. Sipas paralajmërimeve, situata e këtillë do të mbetet edhe për disa muaj.

“Hetimi do të vijojë me atë që patjetër duhet të ju njoftoj se hetimi patjetër duhet të mbarojë edhe për dy muaj”, deklaroi Lupço Kocevski, kryeprokuror.

Në ndërkohë, partitë opozitare LSDM dhe BDI, ankohen se Prokuroria po kryen hetim selektiv dhe njëkohësisht akuzojnë se Mickoski ka ndërruar mendjen për Kocevskin me qëllim që të mbrohet pushteti nga përfshirja në hetim.

“Duhet të pyetet Mickoski, nëse kënaqësia e tij vjen nga ajo që hetimi nuk udhëhiqet në rrjedha që shkojnë në drejtim të notimit, detektimit të përgjegjësve nga Ministria e Punëve të Brendshme”, deklaroi Kristina Kostova, nënkryetare e LSDM.

Qëndrimi i këtillë vazhdimisht artikulohet nga opozita, megjithatë kryeministri Mickoski në një paraqitje paraprake ua rikujtoi LSDM-së dhe BDI-së se hetimin po e udhëheqë prokurori Kocevski, të cilin pikërisht vet ata e kanë zgjedhur në Kuvend.

“Prokurori është ai i njëjti, i cili këto dy parti politike e kanë votuar. Mëngjesin në Koçan, para orës 8, ai prokuror në hapësirat e MPB-së në Koçan arriti me dy, të themi bashkëpunëtorë. Njëri është Islam Abazi, shpresoj që nuk duhet të flas shumë për këtë emër, prej ku vjen dhe si vjen, ndërsa i dyti është Gavrill Bubevski, gjithashtu e keni të qartë prej ku vjen, prej cilëve defterë janë zgjedhur këto, dhe mënyrën se si janë zgjedhur këta prokurorë. Ajo që nuk vazhduam në procesin për ndërrimin e prokurorëve, ajo nuk nënkupton se kemi harruar të gjithë atë që e kanë bërë dhe prej ku vijnë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Në ndërkohë, tragjedia e Koçanit ka lënë pezull edhe çështjen e prokurorit të lartë Mustafa Hajrullahi i cili u suspendua pasi Kocevski inicio procedurë disiplinore. Për këtë Hajrullahi dorëzoi kallëzim penal për shpërdorim detyre kundër Kocevskit dhe disa zyrtarëve tjerë prokurorial.

Në pauzë, është edhe çështja e rikonfigurimit të Këshillit Gjyqësor për çka në Kuvend, shumica parlamentare votoi interpelancë për pesë anëtarët e Këshilli Gjyqësor, pasi sipas tyre e kanë humbur kredibilitetin. Kryeministri para tragjedisë, paralajmëroi se nëse nuk do të japin dorëheqje anëtarët do të mbahen protesta, në të cilat personalisht do të marrë pjesë. Gjithashtu, nuk ka zhvillime as edhe për paralajmërimet e pushtetit për reforma në Këshillin e Prokurorëve, për të cilin është paralajmëruar shkarkim i anëtarëve. /Alsat/

Lajmi Paraprak

Pse familja po dorëzon “armën edukative”?

Lajmi i rradhës

Shkelja e të drejtave nga institucionet publike – 2705 parashtresa ka pranuar Avokati i Popullit në 2024

Lajme tjera

Bashkohu

Informohu në kohë

Buy Me A Coffee
Mbështetni Nistorin. Përkrahni lajmet e besueshme