Himalajë: mungesa e borës rrezikon furnizimin me ujë

    Myanmar: Mungesa e ujit dhe thatësira mund të çojë në krizë ushqimore / Fotografi: AFP

    Mungesa e borës në Himalaje kërcënon furnizimin me ujë të pijshëm për miliona vetë.

    Për shkak të sasisë jashtëzakonisht të ulët të dëborës në Himalaje qindra milionë banorë të Afganistanit, të Kinës, të Pakistanit dhe të Vietnamit rrezikohen nga mungesa e ujit. Sipas shkencëtarëve thatësira do të çonte edhe në krizë ushqimore, e cila do të ndjehej gjithashtu edhe te tokat bujqësore.

    Alarmi u dha nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Integruar të Maleve (Icimod), organizatë me qendër në Nepal në të cilën bëjnë pjesë 8 shtete: Afghanistan, Bangladesh, Butan, Kinë, Indi, Myanmar, Nepal dhe Pakistan.

    Anomali të ciklit të borës

    Shkak për këtë janë bërë reshjet gjithnjë e më të pakta të dëborës në vargmalet e Hindu Kushit dhe të Himalajës, në Azinë Qendrore. Mungesës së rreshjeve i shtohet edhe shkurtimi i periudhës gjatë së cilës bora mbetet në tokë.

    Indi: Pellgun i lumit Gangu Fotografi: Subrata Goswami/DW

    Këtë vit ajo  është 18.5 për qind më e shkurtër se normalja, tha studiuesi Sher Muhammad nga qendra shkencore Icimod në Nepal. Kjo do të thotë se ekziston një rrezik shumë i lartë i mungesës së ujit në rajonin malor dhe luginat rrëzë Himalajeve.

    Disa miliardë vetë në rrezik

    Sipas studiuesve nga uji i krijuar nga shkrirja e borës dhe akullit janë të varur rreth 240 milionë vetë në rajonin e Himalajeve dhe 1,65 miliardë njerëz të tjerë që jetojnë përgjatë lumenjve që burojnë nga Himalajet.

    Myanmar: Mungesa e ujit dhe thatësira mund të çojë në krizë ushqimore / Fotografi: AFP

    Studiuesit e Icimod-it i masin reshjet e borës në rajon prej më shumë se dy dekada. Këtë vit ata vunë re një “anomali të rëndësishme”: në pellgun e lumit Gangu kohëzgjatja e qëndrimit të borës është 17 për qind më e ulët se normalja, ndërsa në pellgun e Helmandit madje 32 për qind më e ulët se mesatarja. Studiuesit e Icimod u bënë thirrje autoriteteve të rajonit që të marrin masa tani për t’u përgatitur për një thatësirë ​​të afërt. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Regjistrimi i popullsisë: Shqipëria më e plakur e më pak besimtare

    Lajmi i rradhës

    Çfarë duhet të bëni kur asnjë formë trajtimi nuk ndihmon kundër depresionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë