Historianët bullgarë pohojnë se është bërë përparim në punën e Komisionit të Përbashkët

    Ka përparim në punën e Komisionit të Përbashkët për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, thanë disa historianë bullgarë para raundit të sotëm të bisedimeve me homologët e tyre maqedonas në Shkup.

    “Takimi deri tani po shkon mirë. Nuk e kemi përfunduar ende punën, por tani për tani është mirë. Ka hapa përpara”, u përgjigjën shkurt anëtarët e komisionit bullgar para mbledhjes së sotme, e cila është e dyta nga pesë të planifikuara për këtë vit.

    Bashkëkryetari i pjesës bullgare të Komisionit, Angel Dimitrov, i pyetur nëse ka pasur ndonjë përparim në takimin e djeshëm, nuk ka dhënë detaje.

    “Kur të arrijmë në fund, atëherë do t’ju tregojmë. Jo tani. Ka hapa përpara, mund të përcaktohet”, është përgjigjur shkurt Dimitrov.

    Lajmi Paraprak

    Ali Pajaziti: Maqedonia e Veriut momentalisht përjeton defetizëm social

    Lajmi i rradhës

    Mesazhi i kreut të BFI-së me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit

    Lajme tjera

    PO DU ME DALË SHLIRË

    INFRASTRUKTURA NË KOSOVË VAZHDON T’I DISKRIMINOJË PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUARA “Po du me dalë vetë me ecë”,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë